• |
ide | kryesore

Sulm i ri kundër Barcelonës, në fushë zbret presidenti i Atletico Madrid: “Kemi provat e mashtrimit me Griezmann”

Sport



Pozicionimi i Atletico Madrid kunddrejt Barcellona e Griezmann mbetet i ashpër. Një ditë pas përplasjes së lindur si pasojë e njoftimit zyrtar të katalanasve, ka folur edhe presidenti i Colchoneros Enrique Cerezo: “Nëse shoqërià ka vendosur të dalë me atë komunikatë, do të thotë që ka edhe provat”. Referimi është i qartë për akordin e pretenduar të parakoshëm mes klubit rival dhe lojtarit.

Atletico, faktikisht, ka ndërmend të vazhdojë betejën përmes rrugëve ligjore, duke pretenduar 80 milionë euro më shumë, në krahasim me 120 të paguar nga blaugrana, duke i mëshuar faktit se Griezmann ka firmosur – sipas mendimit të tyre – në periudhën në të cilën klauzola ishte 200 milionë. “Po studiojmë mënyrën e lëvizjes e, në rast se do të arrijmë të tregojmë atë që dimë, do të kërkojmë sasinë e parave që e konsiderojmë të duhur”.

Cerezo ka sulmuar edhe direkt Griezmann: “Ndihem i mashtruar nga sjellja e tij, sepse donte të largohej dhe nuk na e tha deri në minutën e fundit. Pavarësisht kësaj, duhet të them se Barcellona ka bërë një blerje shumë të mirë. Nuk donim të largohej, por vendosi kështu dhe vetëm e ardhmja do të na tregojë nëse bëri mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *