• |
ide | kryesore

Video / Wanda, incident ne liqenin e Como-s: duhet ndihmë për ta nxjerrë në breg

Sport



Wanda Nara është e tillë, ajo i bën të gjithë të flasin për të edhe në ditën kur vëmendja nuk është mbi burrin e saj Mauro Icardi. Dje pasdite, nëna bjonde, agjente, prezantuese, sipërmarrëse dhe stiliste ka pësuar një aksident të vogël. Wanda-s i është përmbysur motori i ujit me të cilin me disa miq po shëtiste në liqenin e Como-s, dhe është dashur ndihmë për ta nxjerrë në breg.

Pas një dreke të bollshme në kopshtin e vilës së madhe që familja Icardi ka blerë kohët e fundit në Liqenin e Como-s, Wanda ka dalë për të bërë një shëtitje me motor uji, ndërsa Mauro qëndroi të luante futboll me fëmijët e Maxi Lopez. Incidentin e ka treguar vetë gruaja e Icardi-t përmes Instagram-it. “Kur është Kennys Palacio ndodh gjithmonë diçka.” Në video shfaqet Wanda me miqtë e saj që ndihmohen nga disa persona për të dalë nga uji.

Ndërkohë që nga nesër Mauro Icardi, i cili nuk është pjesë e projektit teknik të Antonio Conte, do të stërvitet vetëm në Pinetina me një trajner të vënë në dispozicion nga Inter. Nga ana tjetër, shokët e skuadrës do të nisen për turne në Lindje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *