• |
ide | kryesore

“Po ju jap një scoop të vogël: Icardi kthehet te Inter”: drejtori i Novella 2000 i befason të gjithë

Sport
Icardi



Drejtori i Novella 2000 Roberto Alessi foli pas suksesit të madh të Wanda Nara në Dancing with the Stars. Ai nuk u mor me spektaklin e gruas-menaxhere të Mauro Icardi, por me të ardhmen e të asistuarit prej saj. Një lajm bombë për merkaton e transferimeve: Icardi është afër një rikthimi te Inter.

ICARDI PRANË RIKTHIMIT TE INTER

Duket si fraza e zakonshme e merkatos së transfertimeve. Ajo për të cilën flitet kaq shumë dhe, më pas, asgjë nuk bëhet. E mbase është e njëjta gjë edhe këtë herë, por gjithsesi ia vlen të raportohet sepse personi që dha lajmin për rikthimin e mundshëm të Mauro Icardi te Inter është një person që muajt e fundit ka qenë në kontakt të ngushtë me Wanda Nara, gjatë programit Dancing with the stars”, ku protagoniste e madhe ishte gruaja e sulmuesit.

Lexo më tejU përplasën keq në fushë, Icardi e tall në rrjetet sociale: poston një sy të nxirë, Dzeko e përcakton “të turpshme”

Lajmin e ka bërë të ditur, në fakt, Roberto Alessi, drejtor i Novella 2000. Gjatë “La vita in diretta” ai foli për argjentinasen Wanda Nara dhe në fund shtoi: “Po iu jap një scoop të vogël: në Milano thonë se Icardi mund të kthehet të luajë për Inter. Sidoqoftë, shtëpia e tyre e parë është në Milano”.

MESAZHI SOCIAL I WANDA NARA

Sikur ky scoop i vogël të mos mjaftonte për të ngacmuar tifozët e Inter, të cilët janë ende të përçarë në lidhje me ish-kapitenin pas largimit të tij të trazuar disa vite më parë, Wanda Nara mendoi të rriste dozën e shqetësimeve për tifozët zikaltër.

Me rastin e postimit për fillimin e vitit, argjentinasja ka shkruar: “Familje, dashuri dhe mundësi të reja. Kështu fillon viti 2024”. E këto mundësi të reja padyshim që kanë ndezur bisedën e zakonshme: a do të kthehet Icardi te Interi?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *