• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Haradinajt, Berisha: Akt burrëror prej shtetari dinjitoz!

Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Berisha shpreh vlerësimin për vendimin e Haradianjt, që erdhi menjëherë pas thirjes për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Berisha sjell në vëmendje se kjo është hera e 3-të që Haradinaj thirret nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar dhe në të dy rastet e mëparshme ka dalë i pafajshëm

Reagim i plotë i Berishës:

Nje akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.

Duke shprehur vleresimin tim per aktin e tij dinjitoz shtoj ketu se kjo eshte hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare. Ne dy rastet ai eshte gjetur i pafajshem. Komandanti trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramushi kundershtou me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar.

Me kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij burreror te Ramush Harajdinajt dhe besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy here te pafajshem.

Une gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages. sb



8 Comments

  1. mos u merzit baca ramush. here tjera te detyrun dhe the me te modhe se jom katolik e skam lidhje me islamin ket radh kan me tbo qe te deklarosh me tmodhe qe rambo qihet ne byth

  2. Sa nga kina i bi o sal. Kjo ndodhi menjehere pas vizites se macron ne beograd. Dhe dihet kundershtar i liberalizimit te vizave te kosoves qe dujej te ishte kryer me kohe. Per cfare sherbeu demarkacioni me malin e zi?. Sigurisht dhe gabimi i pafalshem i ramushit. Mos i perjashto nderkombtaret nga kjo gje o sal.

  3. Kam pershtypjen se ai iku para se te heqnin, ai se paku u tregua “burreror” siq e quani ju…mund te jet nje shembull i mire…

  4. Kur lexon mendimet e disa komentuesve te cilet duan te eresojne figuren e Ramushit ,luftetarit,burrit te shtetit eshte per te ardhur keq se sa poshte bien.Paska patur te drejte Konica kur thoshte “armiku me i madh i Shqipetareve jane vet Shqipetare” .Prandaje ne nuk bejne dot shtet si ne Kosove e ne Shqiperi .

  5. Flet I pa burri per burreri,kur ky e ka detyrim per tu paraqitur ne gjykate,keta palacot tone salih lulu likja dhe ndonje kurve tjeter qe po bejne bythelepirjen e rastit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *