• |
ide | kryesore

Palmeiras, momente terrori: aeroplani i skuadrës rrezikoi të rrëzohej gjatë uljes

Sport



Momente terrori për Palmeiras. Aeroplani me në bord skuadrën kampione të Brazilit, stafin mjekësor e drejtuesit e klubit, ka rrezikuar të rrëzohet ndërsa tentonte të ulej në Mendoza, në Argjentinë, për ndeshjen e Kupës Libertadores kundër Godoy Cruz. Mjeti fluturues ka patur për dy orë probleme me uljen, deri në pikën që piloti ka ndërprerë manovrën e ka marrë përsëri kuotë. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime nga Verdao, disa persona të delegacionit që vinte nga Fortaleza janë ndjerë keq.

Në fund aeroplani i Palmeiras është ulur në pistën e Rosarios. Për momentin nuk dihet kur mund të luhet ndeshja me Godoy. Por flitet për një shtyrje të mundshme, për shkak të traumës psikologjike që kanë pësuar lojtarët e Palmeiras.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *