• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduria e Endrick, xhevahiri i Real Madrid: grusht kundërshtarit, por nuk përjashtohet

Sport, Video
Endrick



Ylli i ardhshëm i Real Madrid është rikthyer në titujt kryesorë, por tani pa asnjë meritë në lojë. Endrick, xhevahiri brazilian i blerë një vit më parë nga Los Blancos për rreth 60 milionë euro, përfundoi në qendër të vëmendjes. Jo për një supergol apo ndonjë driblim mahnitës, por… për një faull reagimi. 17 vjeçari, i lënë ende te Palmeiras nga klubi i Perez deri në qershor 2024, u bë protagonist negativ në ndeshjen me Fortaleza. Sfida përfundoi 2-2, por skenën e mori djaloshi që goditi me grusht lojtarin që e markonte. Një gjest që shkaktoi diskutime dhe që tërboi kundërshtarët, sidomos për shkak të mungesës së kartonit të kuq për të.

ENDRICK GODITI ME GRUSHT RIVALIN

Në kampionatin brazilian është një betejë e vërtetë për titullin. Aktualisht, tre skuadra në krye të tabelës janë të ndara me vetëm një pike. Palmeiras dhe Flamengo kryesojnë me 63, Botafogo vjen menjëherë pas me 62. Një fitore kundër Fortaleza, me pak fjalë, do ta projektonte Verdão në krye të vetëm. Ndoshta situata delikate, së bashku me disavantazhin momental, e çuan Endrick në këtë gjest të çmendur. Sidoqoftë asgjë nuk e justifikon lojtarin, kur në minutën e 55’, me rezultatin 1-0, talenti i ri reagoi ndaj një tërheqje të lehtë të Titi, duke u liruar me shpejtësi dhe duke e goditur me grusht.

ARBITRI NUK E PËRJSHTOI, PLASIN POLEMIKAT

Megjithatë, sjellja e brazilianit nuk e shtyu arbitrin të nxjerrë kartonin e kuq, por vetëm atë të verdhë. E as VAR nuk e pa të nevojshme të thërriste arbitrin përsëri në monitor për të rishikuar gjykimin e tij. Një vendim i dyfishtë që tronditi dhe tërboi lojtarët e Fortaleza. E ndoshta një gjest, ai i Endrick, që nuk duhet të jetë pëlqyer as nga drejtuesit e Real Madrid, të cilët presin lojëra krejtësisht të tjera nga kampioni i tyre i ardhshëm – duke filluar nga qershori i 2024-ës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *