• |
ide | kryesore

Gafa virale e Trump/ Nobelistja i flet për vëllëzërit e saj të vdekur, ai e pyet: “Ku janë ata tani?” (VIDEO)

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta nëpër rrjete sociale me pyetjet që ka drejtuar gjatë bisedës me fituesen e çmimit Nobel, Nadia Murad.

Aktivistja nga Iraku, e cila i ka mbijetuar robërisë seksuale të ISIS-it, i ka treguar kreut të Shtëpisë së Bardhë historinë dhe fatin tragjik të familjes së saj. “Ju mund të zgjidhni problemin tonë qysh sot. Tani nuk ka ISIS, mirëpo ne nuk mund të kthehemi, sepse qeveritë kurde dhe irakene po luftojnë mes vetes rreth asaj se kush do ta kontrollojë rajonin tonë. Dhe ne nuk mund të kthehemi nëse nuk mund të mbrojmë dinjitetin tonë, familjet tona”, ka thënë Murad, duke i drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë thirrjen për të ndërhyrë në rajon.

Por ISIS-i ka shkuar”, është përgjijur Trump. Ndërsa, në replikë, Murad i ka thënë se organizata terroriste ka vrarë nënën e saj së bashku me gjashtë vëllezër. Më tej, Trump, mesa duket i pavëmendshëm, e ka pyetur: “E ku janë ata tani?” Murad është përgjigjur: “I kanë vrarë. Gjenden nëpër varreza masive në Sinjar”.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte, Trump e ka pyetur Murad-in për arsyen e fitimit  të çmimit e Nobelit. “Për atë se pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur, unë nuk kam hequr dorë. Jam kujdesur që të gjithë ta dinë se ISIS  ka përdhunuar mijëra gra jazide. Kjo ishte hera e parë që një grua nga Iraku doli haptas dhe foli për atë çfarë ka ndodhur”. Më pas, Trump e pyeti: “Vërtetë? Kjo është hera e parë?”

Po, është hera e parë?”, përgjigjet ajo.

Domethënë ti je arratisur?”, ka thënë Trump. Ajo është përgjigjur: “Po, mirëpo ende nuk e kam lirinë time, sepse asnjë pjesëtar i ISIS-it nuk ka dalë para gjykatës”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=7qqvO85sZjw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *