• |
ide | kryesore

Pogba nis valzerin e mesfushorëve: Real shpejton kohët, United mbrohet me yllin e Tares

Sport



Në pritje që të zhbllokohet qarkullimi i sulmuesve, është zhbllokuar ajo e mesfushorëve. Në këtë drejtim është Real Madrid që ka vendosur të përshpejtojë për Paul Pogba, me të cilin ka prej kohësh një marrëveshje sepse është gjithnjë zgjedhja e parë e teknikut Zinedine Zidane. Dëshira e madhe e francezit të ndryshojë ambjent, duket se e ka bindur edhe Manchester United, të heqë dorë nga insistimi për ta mbajtur lojtarin kundër vullnetit të tij.

Por në anën tjetër anglezët janë vënë menjëherë në lëvizje për Sergej Milinkovic. Edhe në këtë rast, operacioni duket shumë i përparuar: serbi i Lacios është i gatshëm për t’u transferuar në Premier Ligë (do të firmosë një pesëvjeçare të favorshme për të), marrëveshje praktikisht e kryer mbi bazën e 75 milion eurove plus bonuset.

Nisur nga këto shifra klubi bardhekaltër do ta lërë të niset mesfushorin dhe për të mos mbyllur hapësirën e lënë nga Milinkovic e ka hedhur sytë drejt Trabzonsporit. Një gjetje e re e drejtorit sportiv Tare, që ka parë si zëvendësues të Milinkoviç, mesfushorin 22 vjecar Jusuf Jaziç. Lojtari i kombëtares turke është prej kohësh i kërkuar edhe nga Lille, që ka ofruar 15 milion plus bonuset: Lacio do të arrijë deri në 20 dhe duket e favorizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *