• |
ide | kryesore

Fotografi i saj akuzohet për ngacmim seksual, Kim K : Jam e shokuar

Paparazzi, Slider



Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuzat ndaj fotografit të njohur, Marcus Hyde që njihet për bashkëpunimet e tij me VIP-a si Kim Kardashian dhe Ariana Grande. Ai i ka ofruar një modeleje një set fotografik falas, me kusht që ajo t’i dërgonte foto nudo.

Për akuzat ndaj Hyde ka reaguar dhe vetë Kim, nëpërmjet një postimi në InstaStory:

“Kam qenë duke lexuar të gjitha mesazhet dhe postimet nga vajzat që tregonin për sjelljen e pahijshme dhe të pajustifikueshme të një fotografi me të cilin dhe unë kam punuar në të shkuarën. Eksperiencat e mia kanë qenë gjithnjë profesionale, dhe jam shumë e shokuar, e trishtuar dhe e zhgënjyer që po zbuloj që vajzat e tjera kanë pasur eksperienca shumë më ndryshe. Jam në mbështetje të plotë të së drejtës së çdo vajze që të mos ngacmohet, kërkohet apo të detyrohet të bëjë diçka për të cilën nuk ka dëshirë. Nuk mund ta lejojmë këtë lloj sjelljeje të kalojë pa u vënë re dhe i duartrokas ato të cilat flasin me zë të lartë.”

Përveç Kim, edhe Ariana ka reaguar duke i kërkuar të gjitha vajzave që asnjëherë mos të pranojnë të punojnë me fotografë që i detyrojnë të bëjnë gjëra të cilat ato nuk duan. Ndërkohë për çështjen në fjalë, ende nuk dihen të dhëna mbi hapat që modelja do të ndërmarrë ndaj Hyde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *