• |
ide | kryesore

Teatri Kombëtar/ Reagon sërish Rama, akuzon Bashën: Po përshtat skenarin…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përshkallëzimin e tensioneve të ndodhura dje në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasjeve fizike mes forcave policore me qytetarët protestues dhe komunitetit të artistëve në qendresën kundër shembjes së godinës.

Teksa një ditë më parë i cilësoi si “minorancë” opozitën e bashkuar joparlamentare dhe artistët, duke theksuar se nuk do të tërhiqej nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri, kreu i qeverisë shkruante pak orë më parë në një postim tijin “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, duke nënkuptuar këmbënguljen dhe vendosmërinë për të vijuar me shembjen e TK-së.

Ndërsa, në një postim të radhës në “Facebook, duke iu referuar shprehjes së shkrimtarit brazilian, Paulo Coelhos, Rama flet për njerëz që jetojnë gjithmonë në luftë me të tjerët dhe veten, e kjo, sipas tij i bën të shpikin vepra teatrale imagjinare.

Më tej në statusin e tij, kreu i qeverisë akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, i cili qe iu bashkua dje artistëve dhe qytetarëve në protestën në mbrojtje të godinës ekzistuese të TK-së.

Postimi i Ramës: 

Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!

Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.

Paulo Coelho



6 Comments

  1. Shqiperia sherohet kur te zhduken dy plehra nga ekranet gjith diten po demtojne shendetin mendor te njerzve. Kelyshet e Soros Ram-Veli po shkatrrojne çdo vlere duke filluar ekonomi art mjeksi familje (lgbt)

  2. …..”Vepra teatrale imagjinare”?!?! Cfare i di veprat teatrale ky? Raporte teknike? Imagjinare jane o artist! Arti imagjinate qe buron nga lufta me veten dhe pushtetin eshte! Artisti po nuk luftoi me veten dhe pushtetin eshte dele, si ato “artistet” qe bleve ti dhe nuk ben dot art. Po ku di nga keto ti? Ti je zhgarravinist frustimesh dhe jo betejash te fisshme, per ta bere veten dhe boten me te mire.

  3. Basha ta ka fajin qe deshe te behesh Kryeminister ti dhe ç’besh shtetin? Po te ishte gjalle Kristaqi, do te qinte edhe Blendi Çucin! Megjithate, beje diktature se do te qijne ne bythe po lejove te behen zgjedhje…

  4. Sa jane shtuar keta budallenjt imagjinare keto kohe vape,mos i perdorni ilacet e salihut se do perfundoni si Ver Llapa duke kerkuar 200 leksha neper semafore ju kurvat e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *