• |
ide | kryesore

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për Teatrin: “Kjo është vjedhje ndaj publikut”

Lajme, Të fundit



Një nga gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Gjermani, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një shkrim me titull “Kjo është vjedhje ndaj publikut” për situatën e krijuar në Tiranë pas protestës për Teatrin Kombëtar. Gazeta thekson se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka pushtuar godinën

“Pas protestave të studentëve dhe muajsh demonstratash kundër qeverisë socialiste, policia dhe civilët janë përleshur përsëri në kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Bëhet fjalë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar të ndërtuar në vitin 1939 pas sheshit “Skënderbej”. Lëvizja “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ka mbrojtur teatrin që nga e mërkura.

Ndërtesa historike duhet të shkatërrohet dhe të zëvendësohet nga 6 rrokaqiej. Marrëveshja është kryer me një kompani private, e cila merr përsipër projektin, por edhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në shesh.

Shitja e pronës prej 8500 metrash katrorë është shumë e diskutueshme. Qeveria shqiptare dhe Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, thanë se gjithçka ishte bërë në shërbim të popullit. Lëvizja teatrore akuzon qeverinë për veprimtari kriminale dhe ka lëshuar një manifest që bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare” – shkruan gazeta gjermane që më pas publikon edhe një intervistë me Besian Peshën, një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. FAZ nuk shkruan “afera teatrit eshte vjedhje ndaj publikut”.
    FAZ citon pjese nga intervista e Besjon Pashes i cili e konsideron aferen e teatrit si vjedhje.

    Ndryshim qe koketrashet e lapsit bejne sikur nuk e kuptojne dhe e hedhin si kashte mediatike per militantet e tjere koketrashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *