• |
ide | kryesore

Basha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen se po grabiten nga qeveria

Lajme, Të fundit



Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Delvina se shqiptarët po varfërohen për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria. “Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive”, deklaroi Basha.

Në takimin me demokratët e Delvinës, zoti Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit”, tha Kreu i Opozitës.

Basha theksoi se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 qershor. Basha u shpreh se “kjo ishte një datë që e vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet”.

“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”, tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.



4 Comments

  1. Do ishte mire te na thoni ti rama meta & co kush eshte plani juaj?! Cfare planesh keni ku dhe kush ja u ka zene kokat me dere ???Mjaf eshte mjaft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *