• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit kriminal Bajri

Lajme, Të fundit



Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri, i cili cilësohet si një ndër personat kryesor të grupit kriminal “Bajri”. Behar Bajri ka mbërritur në Shqipëri një ditë më parë dhe ndaj tij rëndojnë 5 akuza, duke filluar nga vrasjet, trafiku i armëve, gjobëvënie, grupi i strukturuar etj.

Behar Bajri u arrestua në Holandë, për llogari të drejtësisë shqiptare. Behar Bajri u arrestua në kuadër të operacionit për shkatërrimin e këtij grupi kriminal në Shkodër, i cili cilësohej me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i Policisë:

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Partnerët në luftë kundër krimit të organizuar vuri në pranga në Hollandë një prej pjestarëve të grupit kriminal “Bajri”.

Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Hollanda 39 vjeçarin nga Shkodra.

Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar :

B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi B. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *