• |
ide | kryesore

Shkodër, arrestohen dy inspektorë tatimesh

Lajme, Të fundit



Janë arrestuar dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër.

Inspektorët e arrestuar janë identifikuar si Idlir Dibra dhe Gege Nika.

Dyshohet që Dibra dhe Nika kanë favorizuar biznese për mos pagim taksash në zonën e Velipojës.

Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë drejtori i kësaj Drejtorie për veprën penale “Shpërdorim detyre”, dhe pronari i një hoteli për “Fshehja e të ardhurave”.

Në kuadër të  operacionit “Akomoduesi 2” policia ushtroi kontrolle në disa subjekte në plazhin e Velipojës.

Uniformat blu raportojnë se: “Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave. Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve:

-G. N., 52 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër, ekonomist, inspektor,

-I. D., 49 vjeç, banues në Shkodër, ekonomist, inspektor, për  veprat penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”

Si dhe u procedua në gjendje të lirë Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër shtetasin, B. Gj. 41 vjeç, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”.”

Policia informon se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qenë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve  kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë  favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave  të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton  Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve u procedua pronari i hotelit shtetasi K. L. 27 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, për veprën penale “Fshehje e të Ardhurave.

Edhe dy arrestime të tjera – Ndërkohë më 17 korrik dy inspektorë të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër u arrestuan me të njëjtën akuzë.

Bledar Plori, 32 vjeç dhe Isa Mandija 63 vjeç, u vunë në pranga me akuzën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“ pasi favorizuan një hotel në Velipojë.

Në njoftimin për shtyp policia tha se Plori dhe Mandija në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, me anë të falsifikimit të dokumenteve shpërdoruan detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Por ata u lanë të lirë dy të më pas (19 korrik) me garanci pasurore nga Gjykata e Shkodrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *