• |
ide | kryesore

Në luftën Bale-Zidane ndërhyn fort prokuratori i uellsianit: “Nuk ka patur kurrë respekt për lojtarin”

Sport



Me sa duket plaga është shumë e thellë, kur edhe një prokuror ndërkombëtar kaq ekspert si Jonathan Barnett arrin të deklarojë se “Zidane nuk tregon respekt për një lojtar si Bale që ka bërë shumë për Real Madrid”. Menaxheri në fjalë është ai që kujdeset për interesat e Gareth Bale, të cilit vetëm një ditë më parë iu anullua transferimi në Kinë tek Jiangsu. “Raporti me Zidane? Nuk ka patur kurrë”, ka nënvizuar Barnett për të shpjeguar momentin e vështirë që po kalon uellsiani.

“Zidane, nuk e pëlqen fare Gareth – ka pranuar menaxheri i Bale në një intervistë për Le Journal du Dimanche -. Nuk ka raport mes tyre, nuk ka patur kurrë”, shtoi Barnett që vetëm pak ditë më parë kishte thënë se tekniku francez “nuk tregon respekt për një lojtar që ka bërë shumë për Real Madrid”. “Gareth dëshiron të qendrojë në Madrid – ka thënë ai – por nuk jam i sigurtë nëse zoti Zidane e dëshiron këtë gjë, edhe pse Gareth ka një kontratë të mirë deri në 2022. Sipas meje është një nga tre apo katër lojtarët më të mirë në botë, por zoti Zidane nuk e mendon kështu. Por ky është mendimi i tij dhe nuk do ta kritikoj për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *