• |
ide | kryesore

Roma vendos prioritetin: Hysaj për të zëvendësuar Karsdorp

Sport



Elseid Hysaj është gjithnjë e më pranë Romës. Verdhekuqtë janë në bisedime me përfaqësuesit e shqiptarit, në tentativë për të zëvendësuar mbrojtësin e djathtë Rick Karsdorp. Sipas Gazzetta dello Sport, negociatat janë në fazë të avancuar.

Lojtari i Kombëtares shqiptare është i lirë të largohet nga San Paolo me cmimin e duhur këtë verë, sidomos pas nënshkrimit të Napolit me Giovanni Di Lorenzo. Sipas të përditshmes italiane Napoli kërkon ta shesë Hysaj për 20 milionë euro dhe verdhekuqtë mund të përdorin Karsdorp për të financuar marrëveshjen. Dëmtimet e vazhdueshme dhe një rënie e përgjithshme forme e kanë penalizuar hollandezin që kur mbërriti në kryeqytet për 14 milionë euro nga Feyenoord në 2017.

24-vjecari kërkon të rikthehet tek Feyenoord, por klubi hollandez është gati vetëm ta marrë në huazim. “Ujqit” në anën tjetër kërkojnë shitjen definitive të lojtarit, për të mbyllur marrëveshjen me Hysaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *