• |
ide | kryesore

FOTO/ 70 vjet më parë Greqia sulmoi Shqipërinë me 70 mijë trupa

Dossier

Ishte 2 gushti i vitit 1949 kur sulmi mbi postën kufitare të Vidohovës në Devoll shënoi luftën shqiptaro-greke me ato që u quajtën ‘Provokacionet e gushtit’. Me pretekstin se nga Shqipëria vinin ndihma për rezistencën e forcave demokratike greke, qarqe të caktuara shovene nisën sulmin për të pushtuar juglindjen.

Një batalion grek kundër një grupi të vogël ushtarësh të përbërë nga Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani, Dane Zeneli, Nasi Remaçka nisën betejën për jetë a vdekje në postën e Vidohovës,e cila ra për disa orë në duart e grekëve pas sulmit të furishëm të tyre me artileri tokësore dhe ajrore.

Sulmonin me të gjitha llojet e armatimeve. Një numër i madh civilësh mbeten të vrarë. Ushtarët e postës të Vidohovës e kishin të qartë se edhe ky sulm nuk do të përfundonte pa gjak. Përleshja vazhdoi për 7 orë rresht. Vetëm pasditen e 2 gushtit grekët nuk gjendeshin më aty.

Kishin lënë pas 100 ushtarë të vrarë dhe 3 robër. Në Devoll do të vinte gjithë ushtria shqiptare, me divizionin e Korçës të përforcuar nga divizionet e Vlorës dhe Delvinës. Mobilizim i gjithanshëm. Ushtria shqiptare drejtohej nga Beqir Balluku dhe Mehmet Shehu. Në terrenin e luftës erdhi për të parë gjendjen dhe takuar ushtarët vetë Enver Hoxha. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje historike kanë thënë se Enver Hoxha dha urdhër që asnjë predhë të mos binte në tokën greke pasi ky mund të merrej si provokim. Ky konsiderohet si gabim i rëndë pasi i dha zemër kundërshtarit të sulmonte më shumë. Pasi u zmbrapsën nga sulmi i parë mbi postën e Vidohovës grekët do të merrnin guximin të vinin sërish.

Më 4 gusht 1949 sulmuan në Devoll dhe Leskovik; më 5 gusht 1949 bombarduan fshatin Menkulas të Devollit, më 7 gusht 1949 sulmuan përsëri në Vidohovë; më 12 gusht sulmuan Bilishtin; më 13 gusht përsëri në Bilisht. Gjatë kësaj përleshjeje mbeti i vrarë komisari i batalionit Nasi Remaçka dhe korrieri i tij, Dane Zeneli. Më 14 gusht sulmuan në drejtim të fshatrave Trestenik, Kapshticë, Cangonj dhe Bilisht. Territori shqiptar nga kufiri deri në fshatin Cangonj ku më pas ndodhi një masakër nga mbetjet e municioneve luftarake u minua gjerësisht për të ndaluar me çdo mjet përparimin e ushtrisë greke drejt Korçës. Ëndrra e vjetër për të ngritur flamurin në kryeqendrën e juglindjes do të shënonte fitoren e luftës nga pala greke. Heroizmi, mobilizimi I gjithanshëm dhe lufta për çdo pëllëmbë tokë nga ushtria shqiptare bëri të dështonin provokacionet e gushtit.

Dokumentet e asaj kohe tregojnë se gjatë këtyre përleshjeve në trojet shqiptare mbetën të vrarë mbi 300 ushtarë dhe oficerë grekë, 500 të plagosur dhe 270 të tjerë u kapën robër. Nga ana jonë pati 29 ushtarë dhe oficerë të vrarë, por edhe mjaft civilë. Megjithatë grekët do të sulmonin sërish më 18 shkurt postën e Sopikut, ku mbeti i vrarë Bendo Buzo, më 24 maj të vitit 1950 sulmuan në malin e Gramozit.

Gjatë këtyre luftimeve më 2 gusht 1949 mbetën të vrarë Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu dhe Hasan Ramadani. Në ditët në vijim do të vriteshin edhe 23 të tjerë. Ishin ata që nuk lejuan hyrjen e grekëve në qytetin e Korçës, prandaj posta kufitare e Vidohovës u nderua me titullin e lartë Hero i Popullit. Më përjashtim të një dokumentari televiziv të përgatitur në vitin 1975, ngjarja historike e Provokacioneve të gushtit ka mbetur përgjithësisht në harresë.

Asnjë popull nuk do ta largonte nga kujtesa e tij kaq lehtë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe ekzistencës së tij sa është injoruar në Devoll dhe Korçë lufta dhe Provokacionet e gushtit. Asnjë memorial nuk flet për këtë ngjarje madhore të 70 viteve më parë dhe sa më shumë kalon koha ajo fshihet nga çdo gjurmë sikur të mos kishte ndodhur kurrë.

Image result for 70 vjetori provokacionet greke Image result for 70 vjetori provokacionet greke

7 Comments

  1. Vete i kerkoi Dulla keto lloj provokacione. Pse duhet te beheshe cerdhe per komunistet greke?! Se ne histori nuk u vjen mire ta thone! Vt, vegel e sllaveve ka qene.

    1. Thua? Do me thene ti thua qe per 3 vite rresht Greqiua e sulmoi Shqiperine se Dulla u dha buke grekerve “komuniste”..E xnjejta ndogji ne vitet 90..Edha tehere dulla e kishte fajin?! Po tani me vije bregdetare e me Kocifozin kush e pati fajin o Dropullit pocaqi!

      1. Ke te drejte per nje gje, qe nuk u nxorri jashte te gjithe ju grekerve..sikurse bete me Camerit..do na kishte justifikuar gjithe bota, nejse Merhumi u beri shume me teper ndere ju se ne..Nje gje eshte e qarte, ju kemi qire dhe do t’ju qime ne jete te jeteve..po ju keni qejf, se here pas here krruheni prape!

      2. @emu, nuk jam Dropullit per ta sqaruar! Por e verteta duam/s’duam ajo ka qene. Greqise vetem jepi shkak, se vazhdimin e di vete ajo. E kam fjalen per periudhen qe flet ky artikull.

  2. 300 -ushtare greke u vrare dhe nge ana jone vetem – 29? e habiteshme 300 me 29! Paskan ardhur pa arme greket qe ne i paskemi bere fertele????

  3. Mendoj se periudha kur u zhvilluan luftimet e Grekeve komunist me nacionaliste Grek dhe roli i Shqiperise ne kete lufte ka nevoje te studjohet e te botohen liber. Dokumentohetnga shume autor se Shqiperia mori pjese aktive ne furnizimin , mbrojtjen, dhe ndihma te tjera per ushtrine e shpartalluar te grekeve Komunist. nga teritori Shqiptar jane gjuajtur me artileri pozicionet e ushtrise nacionaliste greke ne Konice e gjetiu. Kjo perputhet ne periudhen ku ushtria komuniste greke akoma skishte hyre ne token shqiptare, por kjo perdorej si prapavije e sigurte e tyre. Me vone kur e gjithe ushtria e grekeve komunist u vendosen ne Shqiperi filloi ajo qe ne e quajme provakacionet Greke te Gushtit te vitit 1949.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu