• |
ide | kryesore

Kida sqaron mardhënien me Taynën pas zërave për një debat mes tyre

Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë në media u përhap një lajm ku thuhej se këngëtarja  Kida nuk kishte marrëdhënie të mira me reperen Tayna.

Vajzat ishin parë të dyja në të njëjtin ambient dhe nuk i kishin folur njëra-tjetrës.

Në atë kohë këngëtaret nuk reaguan lidhur me lajmin, megjithatë ditën e sotme Kida e ftuar në emisionin “Pushime on top” ka zbuluar se me reperen ka raporte shumë të mirë dha ata nuk janë zënë asnjëherë.

” S’e kam takuar Taynën? Jo unë me të kam ndenjur personalisht. Kam ndenjur dhe kam shoqëri”, ka treguar Kida.

E pyetur për marrëdhënien me kolegët e saj, këngëtarja është shprehur se me të gjithë ruan marrëdhënie të veçanta dhe me asnjërin prej tyre nuk ka patur debate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *