• |
ide | kryesore

Thanë se nuk ishin ndarë, i dashuri i Baby G kapet duke puthur një femër tjetër

Paparazzi, Slider



Në 14 shkurt të këtij viti Baby G dhe Lim Hoti pranuan publikisht lidhjen e tyre.

Në mënyrën më të bukur, ata zbuluan se janë duke përjetuar një histori dashurie e cila kohët e fundit është shoqëruar me shumë dyshime.

Pak kohë më parë Baby G fshiu nga Instagram-i të gjitha fotot ku shfaqej pranë Limit dhe u tha se ishin ndarë.

Por me sa duket lajmi nuk ishte i vërtetë dhe në ditëlindjen e  saj Baby G mori një urim të ngrohtë nga i dashuri i saj.

Megjithatë marrëdhënia e tyre po vihet sërish në pikëpyetje, pasi së fundmi ‘Iconstyle.al’ ka zbuluar një video të Limit në krahët e një vajza tjetër.

Ata shfaqen mjaft të afërt teksa puthen në një club dhe në sfond dëgjohet kënga e Stresit.

Mbi video vajza shkruan: “Vogëlushi im është këtu”.

Nuk dihet ende se çfarë marrëdhënie ka mes tyre, megjithatë Baby G dhe Lim Hoti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak kohë më parë ata hodhën në treg projektin e përbashkët muzikor që mban titullin “Pretty Gangster”.

Image result for baby g lim hoti gangsta love



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *