• |
ide | kryesore

Kolonat zanore, më të famshme se vetë filmat ( Video)

Paparazzi, Slider



Shumë kryevepra të kinemasë nuk do të kishin të njëjtin ndikim nëse nuk do të shoqëroheshin nga muzika kryesore e filmit dhe këngët e tjera. Disa kolona zanore, pavarësisht lidhjes me filmin, janë bërë të njohura dhe kanë një tjetër sukses e ndër vite janë mbledhur edhe nëpër CD si kryevepra të muzikës.

 

“My Heart Will Go On” e Celine Dion që është përdorur tek filmi Titanic. Në 2017 filmi dhe kolona zanore festuan 20 vjetorin, por vlen të theksojmë se ajo vazhdon dëgjohet ende sot dhe përpos kolonës zanore në film ajo është një himn dashurie që përdoret edhe në dasma gjithashtu.

Kënga “I Don’t Wanna Miss a Thing” e bandës së rrokut Aerosmith është përdorur si kolonë zanore tek filmi “Armagedon”  Kënga ka qëndruar në vendin e 1 për 4 javë rrjesht në vitin 1998 në chartin muzikor amerikan.

“I Will Always Love You” të Whitney Houston, e cila kjo e fundit e ka regjistruar këtë këngë në vitin 1992 posacërisht për filmin “The Bodyguard”. Në listën e 100 këngëve më të suksesshme në Billboard kjo këngë është pozicionuar në vendin e 1 për plot 14 javë duke e shndërruar në këtë mënyrë si një ndër këngët më të shitura të të gjithë kohërave. “I will always love you” ka hyrë në histori pasi është kënga e parë që mban rekordin e shitjeve më të mëdha nga një grua në historinë e muzikës.

“I Believe I Can Fly”
R.kelly e ka regjistruar këtë këngë në vitin 1996 dhe u bë kolona zanore e filmit “Space Jam”. Kjo këngë është konsideruar si një ndër këngët më të bukura të R.Kelly dhe ka fituar 2 çmime Grammy.

Filmi “Great Gatsby’ ndoshta nuk do të kishte të njëjtin sukses dhe ndikim tek publiku nëse nuk do të shoqëroheshe nga kënga e njohur e Lana Del Rey “Young and Beautiful”. Më mirë se Lana Del Rey nuk mund t’i këndojë nostalgjisë dhe dashurisë së humbur.

“Lose Yourself”, Eminem e ka shkruar dhe e ka performuar për filmin “8 Miles”, e cila ka fituar çmimin si kënga më e mirë origjinale në Oscar dhe ka fituar 2 çmime Grammy. Kritikët e muzikës e kanë vlerësuar pozitivisht këngën dhe e kanë konsideruar shumë frymëzuese. Ndërkohë që në listën e 100 këngëve më të suksesshme në Billboard u pozicionua në vendin e 1 asokohe.

“Happy” e Pharrell Williams, në vitin 2014 u shpall si kënga më e shitur e vitit. Kjo këngë ka qenë kolona zanore e filmit të animuar “Despicable Me 2”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *