• |
ide | kryesore

“Njeri i keq, pronar kriminel”, me dhjetra turistë kanë denoncuar dhunuesin Kokëdhima

Lajme, Të fundit



Gjigandi i kërkimit “Google” është një nga platformat që ofron mundësinë e rankimit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimit në restorante, hotele apo bare të thjeshta, me qëllim që të interesuarit mund të bazohen kryesisht në përshtypjet e lëna nga frekuentuesit, për të vendosur mës pas nëse ia vlen barra qiranë për të vizituar lokacionin e targetuar.

Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale dhe po trondit mbarë opinionin publik. Mesa duket, Kokëdhima e ka bërë “rrugë” me këtë sjellje pasi janë të shumtë turistët që kanë lënë në “Google” përshtypje tejet negative për biznesin e tij.

Vlerësimi për “Panoramën” është 2.7 në Google, nga 5 që është nota maksimale. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet evidentojnë sjelljen agresive të pronarit me turistët.

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turist përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist tjetër para një viti.

 

 

Kokëdhima, 51 vjeç,  është arrestuar ditën e djeshme, pas ngjarjes së ndodhur të enjten, kur sulmoi fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.

51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 



8 Comments

  1. Ore pse se thoni e ka gje ate kokloqen tjeter ky ??? E kam llafin per kocon se dhe ai kshu bente per lek, mos me keq,

  2. Ketij duhet hequr liçensa,s’duhet ti jepet e drejta ti sherbeje apo servire kujt.
    Ate sakrifice sduhej bere per milion a. Ky te vret per nje drek

  3. Kushuriri i Kokedhimes, turpi i jugut. Gjyq popullor dhe varje ne litar thotë:

    Ky ndyresire , miku i Gjiknurit dhe i Gjikurise, hajdut ordinere, perhere ka krijuar incidente me turistet.
    Rreth para dy javesh ky kercenoj disa te rinj nga rusia, pasi ata po kalonin aty per ne drejtim te detit. Ata u detyruan u kthyen mbrapsht dhe iken.
    Kete duhet ta bej shembull shteti. Ti shembi sa me pare ate karakatinen e paligjshme dhe kete ta ekzekutojn aty ne mes te germadhave

  4. Ore pse nuk e zbardhin te gjithe ngjarjen. Te marrin edhe versionin e pronarit. Pastaj te shihet kush ishte fajtori. Se u tha edhe qe pasi hangren e pine u ngriten te iknin pa paguar se nuk u pelqeu cilesia.

  5. realisht edhe ata 2 shqiptaret ne makine ishin duke bere tentative vrasje prej lepuri. 8 veta ikin me vrap e nuk ndalojne makinen kur ky i ka duart e gjakosura dhe mbahet te xhami i thyer. S te pelqeu paguaj e mos u kthe. Sikur te gjithe te thonim se s na pelqeu sherbimi edhe prandaj nuk paguajme

  6. Paska qene kusheri i Koços!
    Me siguri do te kandidoje shpejt per Ridhjerjen si Kryebashkiak apo deputet

  7. Komentet e disa jugoreve ketu , tregojne sa shume kafshe me fytyre njeriu ka jugu ,sillen si jevgjite ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *