• |
ide | kryesore

Le Parisien zbulon prapaskenën: “Barcellona, bën presing mbi Neymar, vetëm për të mos mërzitur Messi”

Sport



Sa më tepër kalojnë ditët, aq më pak i mundur është kthimi i Neymar tek Barcellona, sidomos pas kalimit të Coutinho tek Bayern Monaco. Braziliani ishte profili i pëlqyer nga Psg së bashku me Dembélé, që ka bërë të qartë se do të qendrojë në blaugrana: idea e akordit mes klubeve ishte një ofertë e Barça prej 100 milionë plùs kartonin e një prej lojtarëve, skenar që është drejt perëndimit.

Por, sipas Le Parisien, drejtuesit spanjollë vazhdojnë presingun deri në fund të merkatos, më shumë për të mos mërzitur Lionel Messi se për bindjen e vërtetë se mund të arrijnë tek Neymar. Kapiteni argjentinas në fakt është sponsori më i madh i kthimit të O’ Ney në Spanjë, por Barcellona duket pesimiste në mundësinë për tia dalë, gjithnjë nëse braziliani nuk vendos të dalë publikisht, lëvizje që deri tani ka zgjedhur të mos e bëjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *