• |
ide | kryesore

Paradoksi i Maguire: kushton 88 milionë euro, nuk ka asnjë sponsor

Sport



Këpucët të gjitha të zeza, pa simbole. Harry Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, me 88 milionë euro të paguar nga Manchester United në arkat e Leicester për ta blerë, por, paradoksalisht, ndryshe nga të gjithë lojtarët e mëdhenj të momentit, nuk është mbuluar ende nga paratë e sponsorve. Historia e treguar nga The Sun ka bërë xhiron e botës.

E vërtetë që Maguire, edhe pse është në kombëtaren angleze, është katapultuar në futbollin e madh vetëm tani e ndoshta nuk është akoma personazh aq mediatik (për shkak të rolit dhe karakterit), por përpara se edhe ai ti ketë këpucët e sponsorizuara duhet pritur vetëm pak kohë. Sic duket, drejt yllit të ri të Red Devils, që debutoi në ndeshjen kundër Chelsea, janë vënë Nike, Adidas, Puma e Under Armour, me një shifër që, sipas The Sun, mund të shkojë rreth 750 mijë euro në vit. Plus këpucët falas, natyrisht. Kështu, Maguire do të ndihet më në fund një yll i vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *