• |
ide | kryesore

Lufton leuceminë, udhëheq skuadrën nga TV: kështu Mihajlovic kualifikoi Bologna në kupë

Sport



Sinisa Mihajlovic është dhe nuk është. Sheh e drejton skuadrën edhe pse fizikisht nuk ishte në stadium, në këmbë përpara pankinës. Analizoi, ndërveproi, vendosi. Ka qenë kështu në miqësore, ishte kështu edhe në daljen e parë zyrtare të sezonit për Bologna (3-0 ndaj Pisa në Kupën e Italisë).

Ndeshja në fakt nuk transmetohej direkt, por edhe ky problem është zgjidhur të dielën nga Davide Lamberti, video-analisti i skuadrës. Ai vendosi në tribunën e mbuluar të Arena Garibaldi, një streaming personal për Sinisa. “Unë – tregoi mënyrën Emilio De Leo, njeriu i taktikave të Sinisa – jam lidhur me një bashkëpunëtor në tribunë që ndjek ndeshjen, ai vetë është i lidhur me trajnerin. Në kohë reale merrnim direktivat e teknikut”. Nga dhoma e tij, Mihajlovic ka mundur të shohë golat e Poli, Orsolini e Palacio. E mbi të gjitha, ka mundur të shohë të përkthyera në fushë konceptet e shprehura nga vetë ai në Conference call para ndeshjes. E për lojtarët ishte si ta kishin aty. Gjithnjë prezent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *