• |
ide | kryesore

Tifozët nuk e falin Griezmann: dhunohet pllakata ‘e tradhëtarit’ në Wanda

Sport



Mes Antoine Griezmann e Atletico Madrid historia nuk ka mbaruar aspak mirë. E gjërat nuk duken se po përmirësohen. Këtë verë francezi u largua nga Atletico Madrid për të kaluar tek Barcellona ekzaktësisht një vit pas daljes së dokumentarit “La decision” me të cilin kishte njoftuar se dëshironte të qendronte tek Atletico. Ndër të tjera, mes lojtarit dhe shoqërisë konflikti shpërtheu pas vendimit për të mos u prezantuar në grumbullim pak javë më parë. Kaq mjafton për të shkaktuar tërbimin e tifozëve Colchoneros.

Ajo që e ka pësuar është përsëri pllakata e dedikuar për francezin në Wanda Metropolitano. Ndodhi kur u zyrtarizua kalimi i tij tek Barcellona dhe u përsërit pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Getafe, në debutimin në La Liga. Sipas asaj që bën të ditur Marca, pllakata në Paseo de Leyendas në Ëanda e dedikuar lojtarit është vënë në shënjsteër me shkrime ofensive, të gërvishtura e deri edhe një kanace birre në shenjë ofendimi.

Atmosfera bëhet e ndezur kur duhen edhe tre muaj nga sfida e sfidave. Atletico-Barça është në program në 1 dhjetor. Një takim që siguisht tifozët colchoneros e kanë shënuar me të kuq në kalendar, madje edhe përpara derbit me Real. Kur Griezmann të kthehet në Wanda me siguris e ka të qartë se pritja nuk do të jetë me duartrokitje. Nuk është hera e parë që tifozët Colchoneros vandalizojnë një pllakatë dedikuar një kampioni nga i cili janë tradhëtuar: ka ndodhur edhe me Courtois e Hugo Sanchez, kur kaluan tek Real Madrid. Por në të gjitha rastet, tradhëtia nuk është harruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *