• |
ide | kryesore

Noizy thumbon Unikkatil në koncert (Foto)

Paparazzi, Slider



Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku,mirëpo deri këtë verë koncertet e tij numëroheshin me gishta, por gjatë këtyre javëve, Unikkatil ka realizuar shumë koncerte në Shqipëri dhe Kosovë.

Një ndër të fundit ishte ai i Vlorës, koncert për të cilin është thumbuar nga Noizy. Ky i fundit ka publikuar një video ku shihet ambienti i klubit ku do përformonte Unikkatil dhe ka vendosur disa emoji duke qeshur me lot, teksa në sfond ishte një këngë e Mozzik.

Por pas kësaj video që u fshi ka reaguar edhe grupi i Unikkatil “The Bloody Alboz”, të cilët me ironi kanë ftuar anëtarët e OTR në koncertë për të bërë foto e video si dhe kanë njoftuar që videot e koncertit të Velipojës dhe Vlorës do dalin shumë shpejt.

bloody.png

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *