• |
ide | kryesore

Casillas mund infarktin: dëshiron të kthehet në fushë me Porto. E në dhjetor…

Sport



Iker Casillas dëshiron të kthehet në fushë e të jetë protagonist, përsëri, si futbollist i Porto. Pas problemit shëndetësor e infarktit që kaloi në maj gjatë stërvitjes, portieri 38 vjecar dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në fushë dhe të heqë dorë kur ta vendosë ai vetë.

Nga Portugalia, e përditshmja A Bola, konfirmon vendimin e lojtarit spanjoll. Casillas, që për momentin po punon si anëtar i stafit teknik, është resgjistruar edhe në listën e lojtarëve të klubit portugez. Sipas asaj që bëhet e ditur, portieri po stërvitet për tu kthyer në fushë, por vetëm në dhjetor shoqëria do të bëjë publike rezultatet e testeve atletike, për të kuptuar nëse portieri do të mund të luajë përsëri apo jo. Qëllimi i Casillas, si është bërë e ditur, është ta mbyllë karrierën si futbollist në momentin që do ta vendosë vetë, kështu që me shumë mundësi do të shohim një tjetër shfaqje të spanjollit mes shtyllave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *