• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo e Messi lënë takimin për darkë: ja çfarë thanë dy kampionët para shortit

Sport



Të buzëqeshur e të relaksuar si asnjëherë. Në Montecarlo, për shortin e fazës së grupeve të Champions League, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo kanë marrë vëmendjen me një episod shumë interesant, dashurie e vlerësimi për njëri tjetrin. “A më mungon? Po, ishte një rivalitet i bukur, tani e shoh nga larg”, ka nisur argjentinasi. Përgjigja e portugezit të Juventus nuk vonoi fare: “E kemi ndarë këtë skenë për 15 vjet, nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë. Nuk është e lehtë, por kemi një raport shumë të mirë. Nuk kemi darkuar akoma bashkë, por shpresojmë në të ardhmen. Sigurisht më mungon të luaj në Spanjë kundër tij. Më ka shtyrë të përmirësohem, ashtu si kam bërë unë me të. Ishte bukur të bësh pjesë në historinë e futbollit”.

Buzëqeshjet ishin vetëm pak minuta para se të mundeshin të dy nga Virgil Van Dijk, si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League, por kjo nuk shtyn asnjërin prej të dyve të mendojnë daljen e shpejtë nga skena: “Ai është tre vjet më i ri, por mendoj se jam ende në formë të mirë për moshën time. Shpresoj të jem ende këtu edhe për 2-3 vjet”, përfundoi CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *