• |
ide | kryesore

Meta thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është thirrur për t’u paraqitur më datë 6 shtator në Komisionin Hetimor të ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të kreut të shtetit për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Në rendin e ditës,  parashikohet miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe i planit Hetimor të Komisionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kolegji Zgjedhor, Qendra e Publikime Zyrtare, madje edhe vetë institucioni i Presidencës, kanë bashkëpunuar me këtë komision, duke i dërguar materiale në formën e përgjgjigjeve kundrejt kërkesave të formuluara.

Po ashtu, Komisioni ka marrë informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme mbi krimet zgjedhore, duke nisur nga periudha 1 Janar-10 Qershor  të 2019-s dhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në korrik, komisioni miratoi me 9 vota pro kërkesën  e anëtares dhe sekretares, Klotilda Bushka, për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të pretenduara të Metës. Kështu, më datë 6 shtator pritet që të ”zbarkojë” në Tiranë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës për çështjen në fjalë.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

Gjatë verës, komisioni ka hartuar një listë me dëshmuesit kundër Metës që mbahet larg mediave me shumë diskrecion. Më herët, presidenti i është përgjigjur negativisht thirrjes së Kuvendit për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të Komisionin Hetimor, që e quajti të palegjitimuar dhe në funksion të realizimit të një procesi antikushtetues votimesh më 30 qershor.

Në përgjigje të shkresë-kërkesës së Kuvendit, Meta shkruante se intepretimi i rolit të presidentit, nuk mund të bëhet  vetëm Gjykata Kushtetuese, që prej kohësh nuk është funksionale.

 

 

 



6 Comments

  1. Ne themi se; Baftiari sebashku me Kijen -21 duhen cuar ugjentisht ne burge, ju hala kerkoni gjurmet.

  2. Po te jete burre shteti i fut nje te dhime e mbush uturakun plot dhe tja lere tualetit ne dore se e mban mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *