• |
ide | kryesore

Drejt Parisit, pa llogari: Kuqezinjtë e teknikut Reja përpara dy ndeshjeve që vendosin shumë

F1, Sport



Franca dhe Islanda janë shqetësimet e mëdha për teknikun e kombëtares Edy Reja. Situata në Grupin H, me tre skuadra në kuotë të barabartë pikësh (9) e vetëm 3 pikë nga kuqezinjve të vendit të katërt, e bën sfidën e dyfishtë kualifikuese, vendimtare drejt Euro 2020. Shqipëria e 73 vjeçarit vjen me moral nga suksesi 2-0 kundër Moldavisë, ka në memorie tre përballje të fundit entuziasmuese kundër Francës dhe ka nisur të ndihet mirë me versionin taktik të italianit të pankinës: këto janë avantazhet në të cilat Reja kapet fort me shpresën se një befasi në Paris, nën Kullën Eiffel, edhe mund ta bëjë.

Deschamps ka shumë mungesa, kampionë të mëdhenj, por ka gjithashtu një pafundësi zgjedhjesh kualitative. Gjelat, që vijnë nga suksesi me Andorran, kanë ende tërbimin e humbjes në Turqi dhe kjo mund të jetë efektive për të karikuar skuadrën. Por në anën tjetër golin e vërtetë kuqezinjtë duhet ta bëjnë me Islandën, që me 9 pikë, aq sa Turqia e Franca, konsiderohet kundërshtari direct për vendin e dytë.

Kuqezinjtë janë nisur drejt Parisit pa bërë llogari, në kërkim të cdo pike të mundshme, për ti dhënë vetes një shans më shumë në dëshirën për tu kualifikuar në Euro 2020: në program janë edhe sy séance stërvitore në tokën franceze, përpara përballjes së 7 shtatorit në Stade de France.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *