• |
ide | kryesore

Alketa tregon shifrën e prezantimit në RTSH

Paparazzi, Slider



Alketa Vejsiu këtë vit do të jetë në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Alketa ka treguar sa do të paguhet.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh Alketa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *