• |
ide | kryesore

Fyen motrën e vdekur të Brown: tifozi i Rangers përjashtohet përjetë

Sport



Në Skoci e bëjnë shembull. Një djalosh 15 vjecar, tifoz i Glasgow Rangers, është dënuar përjetë të mos futet në Ibrox Stadium, pasi i ka bërtitur Scott Brown, kapitenit të rivalëve të Celtic, “Ku është motra jote?” në përfundim të Old Firm.

E motra e kapitenit Brown, Fiona, është ndarë nga jeta në vitin 2008 për shkak të një tumori. Mesfushori, duke e dëgjuar pyetjen, është bllokuar në fushë, duke nisur të shohë me përcmim adoleshentin, që është identifikuar me shpejtësi nga policia. Tani erdhi edhe vendimi i Rangers, duke treguar qartë se skena të tilla nuk kanë vend në futboll, sepse edhe mes rivalëve të mëdhenj duhet të ketë respekt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *