• |
ide | kryesore

Pas fshikullimës nga Mancini, vjen goditja e dytë për Zaniolo e Kean: “Duhet të respektojnë rregullat”

Sport



Hyrja në radhët e Kombëtares së moshës deri në 21 vjeç ka qenë një sukses i vërtetë për Paolo Nicolatto, që debutimin e tij e ka nisur me një poker ndaj Moldavisë. Trajneri i të kaltërve, për mikrofonët e Radio “Anch’io sport”, është ndalur mbi të gjithë në talentet më të mëdhenj të skuadrës së tij Zaniolon dhe Kean, të thirrur në kombëtaren e madhe nga Mançini, por të kthyer përsëri tek skuadra e Under 21: “Janë dy lojtarë me talent dhe me cilësi shumë të mëdha, por duhet të respektojnë rregullat dhe të reflektojnë drejtë mbi ndonjë gabim”.

Tekniku i shpresave të Italisë i referohet sjellje së dy lojtarëve të talentuar, pa ngurruar ti kujtojë se askush nuk është i pazëvendësueshëm: “Të gabosh – vazhdon Nicolatto – nuk është ndonjë problem i madh, por problemi është të mos mësosh nga gabimet. Të bësh lojtarin nuk është vetëm të kesh cilësi për të luajtur, por të bësh një punë të përbashkët në grup, me rregulla që nuk janë të shumta, por duhen respektuar”.

Duke u ndalur më pas tek talenti i ri i Romës, tekniku vazhdon, këtë herë me elozhe: “Mund të funksionojë në çdo rol, në çfarëdo zone të fushës. E kemi përdorur në kombëtare në pozicione të ndryshme, cilësitë e tij janë të atilla që mund të jetë i përdorshëm në çfarëdolloj pjese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *