• |
ide | kryesore

Gjyqi/ Deklarata e fortë e Tahirit: Kodhelin e informova për radarët që nuk punonin

Lajme, Të fundit

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në sallën e gjyqit të Krimeve të Rënda, ku përkundër akuzave, Prokuroria dha pretencën e 12 viteve burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

Tahiri është shprehur se në kohën kur shërbente si ministër, kishte vënë në dijeni kolegen e tij, titullare të dikasterit të Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punonin.

“Prokuroria- citohet të ketë thënë Tahiri,- e la të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët.”

Në vijim, Tahiri është shprehur se “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Si ka mundësi që Prokuroria mund të më akuzojë për sasi droge të kultivuara para se të merrja detyrën e ministrit.”

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

 

16 Comments

  1. Kodheli te na tregoje cfare u be me kutine e zeze te helikopterit qe ra ne Shkoder. Sikur do ta dergonin ne Gjermani per ta zbardhur. Nese po, cfare doli?! Nje nga misteret e Ripjerdhjes!

    1. Aha po e coi ne gjermani do behet film romantik. Ne shqiptaret do e hajme prap. Pse nuk reagojne ata ? Fundja psikologjiksht jane te mbaruar.

  2. Zbertheju Saje qorri se te hengri morri .denanco qe ishte urdher i partie dhe Edvin Drogaxhiut qe tere vendi te behej Lazarat.

  3. Saje, tregoji tates se kush jane shoket dhe shoqet qe kanu vu trakte kamuniste
    hajde Saje, se do t’japi tata buke me gjalpe ene me rrecel

  4. Ju po thoni se Saja po çon mesazhe te koduara per banden e partise socialiste ?!?!Me siguri qe po,do te dalin edhe emra te tjere,edhe i “madhi”!I “madhi” ….?!Po,po dhe ca nderkombetaruc trafikante e te korruptuar qe erdhen zhele e u bene zengjine ne kete vend,ne kurriz te demokracise se brishte Shqiptarr !Jepi Saje…….,te Opinion shkrehe me video,prova shkresore dhe audio,mos i ruaj kot,se te ka prere ne bese siç ben me te gjithe i “madhi”,babloku kriminel,perversi edvin kristaq rama !Sot Saje se neser eshte vone….,shume vone !Plasja monsres,qe te beri gjemen !!!!

  5. Hajde Saje. Ke mundesin te testosh sesa e efektshme eshte reforma ne drejtesi. hape thesin e fillo fol per te gjith. nqs sistemi ka ndryshuar vertet, te gjith do fillojn te paraqiten ne prokurori. nqs eshte nje vrim ne uje kjo reforme, r.i.p. per ty o Saje.

  6. Rama ashtu si ka deklaruar edhe Saliu e ka lejuar drogen per arsye politike, ose ka vazhduar kontraten politike te Saliut. Shikoini pak me thelle gjerat o katuneret e Shqiperise!

    1. Harrove qe cfare jane nga komunizmi kane qene gjithmone aktiv ne politik, edhe ne vitet 90 mos ki merak. Edhe per drog mos ki fare merak. Sa mllef per demokracine o loqe. Ju eshte mbushur mendja se ju takon juve cdo gje, me pak fjale nuk e keni lene njehere rehat vendin. Tani jepni dhe mendime se ky karalloi i gjat ju ka mbushur mendjen se cdo gje eshte ok dhe ju jeni cool. Ju qift lali eri

  7. Ti mire e ke bere qe e ke njoftuar Sajme, po kur Mimi i ka raportuar Drames, ky i fundit i ka thene shut -up, e di une kete pune. Po me ca do e ndertoje shtetin korruptiv, blerjen e votave, kullat, rruget, rrogat me ca do i beje Drama me leket e marikes? me drog or lum miku, droge, vetem me droge mbahet ne kemb ky shtet qe me mire u shembt me nder e shpejt e shpejt se sa nje pafytyrsi pa fund.

  8. “- Bjerini shkurt, c’kerkoni nga une?
    – Asgje. Ju thirra vetem qe t’ju kerkoj ndjese per gjithcka ndodhi. Dhe ja ku po u them se nga ky cast jeni e lire. Po, po, e lire. Jashte ju pret edhe Gjergji, te cilin gjithashtu e liruam. Natyrisht, mbasi na dha ato pak informata qe na duheshin. Si? Nuk e besoni? Ja – ketu i kam te gjitha. Prej jush kerkojme vetem ndonje gje te vogel qe ai mund te kete harruar….
    – Zoteri, jepini fund komedise tuaj. Nje poshtersi te tille mund ta bejne vetem larot tuaj, por jo Gjergji. Komunisti eshte i gatshem te sakrifikoje cdo gje, edhe jeten……”

    (“Njesiti gueril” 1969)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu