• |
ide | kryesore

Peaky Blinders tërheq mbi 42 milionë turistë në Birmingham

Paparazzi, Slider



Plot 42.8 milionë njerëz vizituan Birmingham vjet si pasojë e suksesit të jashtëzakonshëm të “Peaky Blinders.”

“Peaky Blinders,” drama kriminale që tregon historinë e një familjeje mafioze përmidis luftërave botërore, u kthye në një hit të padiskutueshëm për BBC dhe Netflix. Momentalisht, po transmetohet sezoni i pestë dhe sipas institucioneve të turizmit, seriali ka shkaktuar një boom të padiskutueshëm. Sipas shifrave, 42.8 milionë njerëz vizituan Birmingham-in në 2018-n, një rritje prej 26% në dallim nga 2013-a, kur u transmetua sezoni i parë.

Edhe pse kanë ndikuar një sërë faktorësh, peshën më të madhe e mban “turizmi i ekranit,” ku turistët vizitojnë destinacionet që kanë parë në televizor ose kinema. Seriali nga BBC mund të shihet në 183 vende falë Netflix dhe shikuesit ndërkombëtarë arrijnë vlerën e 1.1 milion, një rritje prej 19%. Vizitorët shpenzuan 17 milionë paund në aktivitete që kanë lidhje me serialin si bare apo muze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *