• |
ide | kryesore

Publikoi klipin për Moskën, reperi heq videon nga youtube

Paparazzi, Slider



Një reper i pasur rus ka fshirë të martën një video muzikore, ku lavdëronte autoritetet e Moskës, pasi mori rreth 1.5 milionë mospëlqime në “You Tube”.

Pak para se banorët të votonin të dielën në zgjedhjet rajonale pa praninë e kandidatëve opozitarë, Timat postoi videon e titulluar “Moska”. Reperi, i njohur për mbështetjen e zjarrtë të Presidentit Vladimir Putin, vlerësonte në tekst kryeqytetin rus si më të pasurin dhe që nuk mban parada homoseksualësh.

“Moska” mori rreth 1.5 milionë mospëlqime, me shumë gjasa për qëndrimin homofobik dhe radikal. Pasi e fshiu nga “You Tube”, Timat u shpreh përmes rrjetit social “Instagram” se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *