• |
ide | kryesore

Ava Max krijon lookun kuq e zi (Foto)

Paparazzi, Slider



Ndërkohë që po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Torn”, Ava Max është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj një fotografi, ku shfaqet e grimuar në ngjyrat kuq e zi.“Kthim prapa te rrënjët e mia, shqiptare”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, rrjedh nga një familje shqiptare me prejardhje nga Saranda.Prindërit e saj emigruan si të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo gjithmonë është rritur në frymën shqiptare dhe madje flet shumë mirë shqip.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *