• |
ide | kryesore

Imazhi i ri i Reece James çmend tifozët: mbrojtësi i Chelsea si Grinch që prishi Krishtlindjet

-Instant, Sport
Grinch



Chelsea nuk shkoi përtej barazimit ndaj Manchester United dhe në Stamford Bridge përfundoi 1-1. Në radhët e klubit londinez mungonte Reece James. Mbrojtësi anësor u dëmtua në ndeshjen kundër Milanit në San Siro dhe duhet të qëndrojë larg fushës për të paktën dy muaj. Një ndalesë, që nuk do ta lejojë të marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Anglezi nuk mori pjesë edhe në ndeshjen ndaj Djajve të Kuq, por gjithsesi arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen e tij si Grinch.

22-vjeçari, që sapo rinovoi me klubin londinez, zgjodhi të ishte përkrah skuadrës gjatë ndeshjes së rëndësishme në shtëpi. E megjithatë skenën e rrëmbeu imazhi i tij i ri. Kamerat e kanë inkuadruar mbrojtësin dhe tifozët kanë vënë re modelin e tij të ri të flokëve. Anglezi kishte zgjedhur një ngjyrë të re flokësh, një jeshile të ndezur.

Një imazh që çmendi rrjetet sociale: “Flokët e Reece James ishin pjesa më interesante e kësaj ndeshje”, tha një përdorues në Twitter. E një tjetër shtoi me ironi: “Nëse nuk mund të jem në fushë, fusha duhet të jetë mbi mua”.

Për të kompletuar look-un e James, një xhaketë jeshile e kombinuar me ngjyrën e flokëve. Dhe dikush, pikërisht për shkak të kësaj zgjedhje, vuri re një ngjashmëri të caktuar: “Reece James duket si Grinch në tribuna. Më pëlqen”. Një tjetër shtoi me hidhërim: “Një tifoz i madh i Reece James që koordinon flokët me pallton.”

TIFOZËT BLUES: “NA MUNGON VËRTETË REECE JAMES”

Shumë tifozë kanë komentuar pamjen e re të mbrojtësit. Të tjerë, kanë dashur të nënvizojnë se sa shumë i mungon në fushë. Chelsea vuan në fushë dhe tifozët londinezë shpresojnë që Reece James do të kthehet së shpejti: “Nuk është mungesë respekti për Azpilicueta, por ana e djathtë duket se është pika jonë e dobët. Sinqerisht më mungon Reece James”, tha një tifoz. Dhe një tjetër përsëriti: “Mund të themi se na mungon vërtet Reece James. Ai është lojtari më i mirë në ekipin tonë për momentin dhe i mungon shumë”. 22-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë deri në janar. Por së fundmi ai ka insistuar se do të bëjë gjithçka që të rikthehet në formë për Kupën e Botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *