• |
ide | kryesore

Miley Cyrus befason fansat me look-un e ri

Paparazzi



Miley Cyrus , i është rikthyer ngjyrës natyrale të flokëve.

Këngëtarja debutoi të dielën në Instagramin e saj flokët ngjyrë kafe të errët, ndërsa përgëzoi stilistin Sabato De Sarno për koleksionin e tij për Gucci.

“Urime për shfaqjen tuaj të bukur debutuese si drejtor kreativ @Gucci,” tha ajo për De Sarno, i cili mori rolin në shtëpinë italiane të modës në janar. “ Të dua dhe jam shumë krenare”, shtoi Cyrus.

Fansat e krijuesit të hitit “Flowers” – e cila u bë bjonde në 2012 befasoi fansat të cilët filluan të komentonin në postimin e saj. “OMG. E kam pritur këtë moment për 10 vjet”, shkroi një ndjekës. “Miley është sërish brune!!!” komentoi një fans i dytë. Një përdorues tjetër thirri: “Mendova se kjo ishte një foto e vitit 2009.”

Këngëtarja e “Used to Be Young” ka guxuar me disa modele flokësh tme kalimin e viteve. Dhjetorin e kaluar, ajo zbuloi se kumbara e saj, Dolly Parton, ishte një nga arsyet që ajo kishte qëndruar bionde për kaq gjatë.

“Unë kurrë nuk e kam parë Dolly-n të frikësuar më parë,” i tha Cyrus Hoda Kotb gjatë një daljeje në “Today” ku ajo kujtoi se i kishte thënë ikonës së muzikës country se donte të ndryshonte “ngjyrën” e saj.

“I thashë, e dini, ‘Në fund të vitit, me të vërtetë doja të bëja diçka ndryshe. Unë mendoj se do t’i lyej flokët brune, “vazhdoi ajo. “Dolly më pa sikur i thashë lajmin më të keq që mund të imagjinonit.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *