• |
ide | kryesore

Video/ Partizani nuk ka hap kampioni: Lerda bëj kujdes, shifrat janë tregues

F1, Sport, Video



Laçi nuk ka qenë asnjëherë fushë e favorshme për Partizanin, por humbja e marrë 1-0 përballë kurbinasve këtë herë ka ngjyrim edhe më të trishtë. 6 pikë në katër ndeshje janë shumë pak për një skuadër që kërkon të rikonfirmohet kampion, dolën kokëulur prëballë ish-trajnerit të tyre Sulejman Starova dhe e shohin Tiranën katër pikë larg pas katër javëve të para. Më keq se kaq…

Pa Solomon, Lerda iu kthye sulmit të lehtë Bardhi-Asani, por ndoshta nuk ishte gjetja e duhur në një fushë të ashpër si ajo e bardhezinjve: “Solomon ishte i skualifikuar, Braun erdhi nga kombëtarja tre ditë më parë, nuk u stërvit siç duhej dhe ishte e pamundur të luante nga minuta e parë – u justifikua italiani -. Mes Ekubanit dhe Bardhit, zgjodha të dytin, pasi ai i njeh më mirë këto fusha ashtu si Çinari apo Asani“.

Për më tepër lacjanët ishin të karikuar nga mungesa e pikëve: 1 në tre javët e para, deri kur erdhi Partizani. Regi Lushkja vendosi sfidën me një goditje nga distanca në minutën e 60-të, që nuk i la asnjë mundësi portierit Hoxha, por e gjithë performanca e kryeqytetasve ishte për tu harruar: “E dinim që ishte një fushë shumë e vështirë dhe Laçi është një skuadër e fortë dhe e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e parë shumë pak i jemi afruar portës, në pjesën e dytë jemi ndëshkuar nga një gol që erdhi nga një dyluftim i humbur në mesfushë, është një ndeshje që na bën të reflektojmë. Duhet të bënim më shumë”.

Duhet, por nuk e bënë dhe tani shifrat janë inferiore ndaj skuadrës që Gega e shpalli kampion. Luhatjet e Kukësit, pabesueshmëria e Teutës do të ishin ilac për Partizanin, nëse nuk do të ishte për Tiranën. Bardheblutë fluturojnë dhe kanë marrë një pikë më shumë për cdo ndeshje të luajtur, duke e bërë peshoren të anojë nga ana e tyre.

Partizani i shumë investimeve, po duket një fotokopje e italianizimit që iu bë në kohën e Luciano Moggi, atëherë dështimi ishte katastrofik, por nëse gjërat nuk ndryshojnë, pak diferencën duket se do të ketë nga epoka e dytë e përtej Adriatikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *