• |
ide | kryesore

Real Madrid trondit merkaton: akord monstruoz për Mbappe’

Sport



Real Madrid kërkon një kampion tjetër për tia shtuar mozaikut të merengues, mbi të cilin Florentino Perez i ka idetë e qarta. Pasi dështoi në tentativën për të rrëmbyer Neymar nga PSG, Blancos nuk i heq sytë nga klubi francez dhe tenton tashmë ti marrë yllin tjetër të shndritshëm Kylian Mbappe.

Sipas “El Chiringuito”, Real Madrid e kanë arritur akordin me sulmuesin francez: 35 milionë në sezon plus 5 bonus, ndërsa për të bindur PSG të shesë talentin më të madh botëror actual, janë gati 225 milionë euro, me 50 të tjerë variabël.

Perez e ka treguar edhe më parë se nuk është nga ata që bën shaka. Galacticos duket se do të kthehen dhe pas Hazard numri 1 i merengues është gati të bëjë sakrificën e madhe. Mbappe ka qenë i preferuari i Perez prej gjithmonë, por përballë merengues parisienët kishin ngritur gjithnjë mur. Vetëm se këtë herë mund të jetë oferta e duhur, me shifrat që mund të impresionojnë edhe sheikët e PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *