• |
ide | kryesore

“Dënimi” i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

1, Ide

Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptarët për implikimin e thellë të qeverisë ku ai bënte pjesë me trafikantët e drogës, ai nuk pati aspak vlerë për të ngjallur shpresë se në këtë vend po vendoset drejtësia.

 Ky konkluzion, në dukje paradoksal, buron nga mënyra se si u zhvillua gjykimi. Nga njëra anë ai i serviri publikut fakte dhe prova të panumurta për të kuptuar se sundimi i banditëve përjetoi periudhën e tij të artë në kohën e çiftit Rama – Tahiri. Këtë e dëshmoi përmes lidhjes së ish ministrit të brendëshëm me klanin e kushërinjve të tij Habilaj. 

Gjatë këtij procesi ne rikujtuam edhe njëherë se që në vitin 2015, një oficer policie, Dritan Zagani, e denoncoi këtë lidhje. Por, pavarësisht nga kjo ne kuptuam se jetojmë një një vend, ku denoncuesi burgoset dhe keqbërësi respektohet. Sikur asgjë të mos kish ndodhur, “ministri më i suksesshëm i qeverisë”, jo vetëm që nuk i mbajti nën mbikqyrje të dyshuarit si trafikanë, por ai vazhdoi të udhëtonte jashtë me ta, tu besonte njerëzit e afërm të familjes, ti thërriste për ti paguar rregullimin e skafit në Korfuz.

Lexo me tej:

Historia e lidhjes të Tahirit me trafikantët Habilaj 

Në këtë kuptim, gjykimi i Tahirit ishte i vlefshëm sepse ai na rishfaqi edhe njëherë, sekuencë për sekuencë, filmin tashmë të njohur të afërsisë së politikës me krimin. Ai na provoi se sa pranë e pranë ishin simbolet e kanabizimit të Shqipërisë, me njerëzit më të fuqishëm të pushtetit dhe se sa e madhe qe fuqia e propagandës që e etiketonte si makineri balte çdo media që guxonte të fliste për hashashin. 

Por, pavarësisht nga kjo fitore e vonuar morale, ajo që ndodhi me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare i dha një grusht të fuqishëm optimizmit se drejtësia shqiptare mund të rilindë.

Porsa u bënë publike përgjimet italiane, i pari Edi Rama, sulmoi egërsisht prokurorët që kërkuan imunitetin e Tahirit, njësoj siç pati bërë paraardhësi i tij Berisha me Ina Ramën. Mediat shërbëtore të qeverisë iu futën atyre deri në shtrat dhe filluan një gjueti të organizuar shtrigash për t’i intimiduar. Deputetët socialistë rrefuzuan të votojnë për arrestimin e kolegut ish ministër duke i dhënë atij kohë të fshehë gjurmët e krimit që mund të gjenin në flagrancë hetuesit. 

Nuk kaloi shumë dhe me bekimin euro-amerikan, rilindasit votuan një kamikaze të tyre në krye të prokurorisë, e cila transferoi menjëherë ata që kishin filluar të hetonin dosjen Tahiri. 

Askush nga institucioni i akuzës nuk guxoi të pyesë dëshmitarin e parë të kësaj ngjarjeje, Dritan Zaganin, një tjetër dëshmitar, financieri i Habilajve, Neziri, u la të ekstradohej jashtë ligjit drejt Italisë, ndërsa prokuroria, as në ëndrrat e veta më të çartura, nuk e shpuri nëpërmend që këtë histori kushërijsh banditë, ta shihte si premisën për të hetuar kanabizimin e mbarë vendit.  

Dhe kështu, kazusi për të cilën pati vënë bast Donald Lu, ai që mjaft deputetë të bundestagut e shpallën si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë, përfundoi në një aktakuzë paçavure, të mbrojtur prej ca prokurorëve dordolecë, që ziheshin me njëri tjetrin, për faktet, në sallën e gjyqit. 

Ata i lanë në derë gjykatës një pretencë butaforike, ku pretendohej ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, pa dhënë asnjë provë bindëse për këtë.

Dhe tre gjykatësit që u ngujuan me orë të zgjatura në dhomën e këshillimit, nuk gjetën dot zgjidhje më të mirë sesa ta shpallnin fajtor Saimir Tahirin, pa i dhënë atij asnjë ditë burg. Ata firmosën fundin e një procesi farsë që ishte projektuar të degjeneronte si i tillë.

Gjykata jep vendimin për Tahirin: Fajtor! Por nuk do të shkojë në burg

Por, sado dëshpërues të jetë ky përfundim, sado që ai të dëshmojë për paprekshmërinë e “peshqve të mëdhej”, sado të tregojë se Rilindja është e vendosur të shkatërrojë çdo përpjekje për drejtësi të pavarur, “Procesi Tahiri” nuk ka vetëm anën e tij të errët.

Falë tij ne sot dimë se si na gënjyen për vite me radhë dhe se si, po të mos kishin qenë përgjimet italiane, do të vazhdonim të jetonim me legjendën e minsitrit që luftoi më shumë se kushdo drogën.  

Falë tij, ne kemi sot përgjime, dëshmi, tabulate, dhe dokumenta të TIMS-it që na tregojnë se si ka qenë krimi i ulur këmbëkryq në majat më të larta të qeverisë. 

Falë tij ne e dimë të vërtetën, ndonëse drejtësia nuk na ofroi provat e ligjshme për ta vënë atë në vend. 

Në këtë kuptim, ndonëse nuk ishte një fitore e ligjit, i gjithë procesi Tahiri qe një ngadhënjim i transparencës. Ai përbën revanshin e të gjithë atyre që u bënë barrikadë, kundër projektit ogurëzi të kanabizimit të Shqipërisë.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Shvejku thote qe “si do te kete qene njehere ka qene,s’ka ndodhur ndonjehre qe te mos kete qene”.Perderisa kemi nje President kryehajdut qe gjykata e nxorri te pafajshem(Nje dite para vendimit te gjykates Berisha si Kryeminister shkon per darke tek Monika qe i sherbeu kerpudha dhe vere 50 vjecare).Hajde besoje Berishen kur te flet per ligjin.Te gjithe te tjeret qe vijne e krahasojne vehten me kete Hajdut President qe mbron ligjin,prandaj nuk beson me njeri.Ato dokrra qe na japin ne intervista jane tip Shvejku.Tahiri e meritonte nje denim ,por Shvejku nuk na le.

    1. Nuk ke faj more Kalosh !
      Ashtu siç lexon në gazeta , ashtu , po me mendimin se fajet gjithmonë i ka Berisha shkruan edhe ti.
      E ka pranuar Andi Bushati se ishte skandaloze përzgjedhja nga Rama si kryetar i PS në Mat e më tej si kryebashkiak të gardistit që hapi zjarr kundër demostruesve, e megjithëate, nuk heq dorë së akuzuari Berishën se pse paskej akuzuar prokuroren Ina Rama që nuk bëri hetimin e saktë duke e krahasuar me prokurorët e emëruar nga Rama.
      Ti shton edhe gënjeshtrën tjetër të hapu se Berisha i paskej dalë në mbrojtje Metës lidhur me videopërgjimin e Dritan Priftit për Metën.
      Ndërkaq , nëse Rama ju ka dalë në mbrojtje të gjithë ministrave të tij, edhe kur janë akuzuar për bashkëpunim me grupet mafioze, përfshirë edhe Tahirin, Berisha i kërkoi menjëherë dorheqje Metës si zv/kryeministër deri sa doli në gjyq e nuk u kthye më në ate detyrë, ndonëse gjykata e nxorri të pafajshëm. Ishte Rama ai që e vuri kryetar parlamenti e më vonë president.
      Pajtohem plotësisht megjithë përmbajtjen e këtij shkrimi të Bushatit, sa i taon farsës qesharaka të hetimit e gjykimit të Tahirit, por këmbëngulja e tij dhe e disa gazetarëve të tjerë për të hequr shenjën e barazimit midis Ramës e Berishës, vetëm për arsye subjektive e pa bazuar në fakte, qoftë edhe me një fjali të vetme, e rrëzon gjithë vërtetësinë e besimin e analizës.
      Kur bëhen krahasimet midis liderëve shtetërorë, ky krahasim dujet ilustruar me fakte të verifikuara e jo qesim.
      Le të na e thotë Bushati e gjithë bushetërit, se cilin person me emër nga bota e krimit, nga bandat e mafies së trafiqeve ka përzgjedhur e nominuar Berisha në PD apo në qeveri qëndrore e lokale ?
      Si mund ta krahasosh ate me Ramën , kur këtij për çdo muaj i dalin kokrat e hajdutëve e bashkëpuntorëve me mafien që i ka përzgjedhur si bashkëpuntore ?
      Ka bërë sigurisht edhe Berisha si lider gabime, se nuk ka në botë njeri të pagabueshëm.
      Sigurisht që gabimet e një lideri rëndojnë në gjithë shoqërinë, por nuk mund të krahasohen fajet kriminale, me gabimet njerëzore.

  2. Fatkeqësi për vendin ku të pamundurit dënohen rëndë për vepra penale shumë të lehta kurse pushtetarët pasanikët për vepra të rënda shpëtojnë pa dënuar por dhe dhe në mos pastë drejtësi mbi tokë drejtësisë së Zotit nuk do ti shpëtojnë sado ryshfet të japin sado të fortë të jenë.

  3. Edhe pas vetingut politika penale ndaj politikanve eshte po ajo e gjygjtarve e prokorove te plepave.Ligjet kan qene per te mjeret te pa mbrojturit mineranet..

    Kanabisin e perhapen te mjeret apo politikanet qe kane celsat e shtetit ne dore ,po e nxiten politikannet me mushkonja e me avjona dhe po mjeranet hane burgun dhe plumbin .Vetem nga ky produkt edhe nje element i krimit ju shtue popullit

    Feudalet shqiptar te emruar nga krye feudali parti bande qendrojne sy patrembur ,ata trembin bujkeroberit me taksa me banda ku perdorin fjalen demokraci por shtypin me banda e marrn vota si pjese e sist.demok per te perligje para deleve se jemi demokraci por dhuna e gjitha formave vazhdon.

    Mencuria e feudalve shpenzohet per ne arenen e konflikteve ne parlament dhe jo per te gjete rruget mme te shpejta per konsolidimin e reformeve per te realizue andrren e shqiptarve per te qene de fakto ne Europe.

    Reforma zgjedhore per te menjanue feudalet e medhenje dhe ndryshimi i kushtetutes jane imediate perndryshe per ndryshe si funksion sistemi demokratik nuk funksionon por jemi ne feudalizem me disa arna pa vlere te sist. demok.

    Diversiteti i mendimit nuk aplikohet as ne teori jo me ne praktike por e di une e zbatoj une por dhe kur del gabim nuk merren masa ligjore per kompensimin e damit,me dhjetra punonjes jan pushuar nga puna se nuk kan zbatuar urdherat e senjorit feudal ,ata vazhdojne te marrin rrogat ne nje shume prej mbi 30 milj€ ,per qejfet e senjorit feudall ,varferi rritet deri nemjerm pa shtepi pa uje pra pa element. bazik te jetes.

    Diversiteti kur aplikohet dhe duhet te aplikohet per te qene te pergjegjshem per bashkomb dhe shqiptaret duke arrite konvergimin e mendimit demokrat e ekonomik.

    Pra aty ku nuk vepron drejtesia partite shndrrohen ne banda ,bandat shuajn jeten dhe lirine populli shuan mendimin e iniciatives dhe zhvillimit,sedra nderkombetare vdes per prosperue n lartesi e zhvillimitnw krahasim me popujt etjere ne ballkan dhe Europe,kjo ego natyrore vdes se i vdesin bandat Parti dhe banditet ordiner qe bashkepunojne me ta

  4. denimi duhej te fillonte nga majmuni kineze i bande ambasades amerikane lekureverdhi lu.kjo ambasade dhe ky ambasador ka qene ne mbrojtje te bandave te droges korrupsionit mafjas me plote kuptimin e fjales kane qene kreu i mafjas se ambasave te huaja ne tirane dhe tani duan te lajne mutin me shurre per gjoja prezencen e tyre ne sallen e gjykates .qe per mendimin tim e konsideroje si presion ndaj gjykatesve ne mbrojtje te tahirit .tani do te dalin me deklarata se gjoja drejtesia u be dhe do e trumbetojne si sukses te madh ,pastaj do dali ndrageta fytyre qeni soreca ,boshardi dhe gjithe sorrat e ambasadave te tjera te paguara me parate e gjakut te shqiptareve te ndershem dhe te doges.ambasada nqs pretendon per drejtesi duhej te ushtroje presion ose kerkoje llogari bandes qeveritare ,gje te cilen nuk e ben dot se eshte zhytur ne mut deri ne gryke nga parate bandes se edvinit.

  5. Un si qytetar do te thosha qe ky rast te quhej “precedenti Tahiri” dhe nga sot oganet ligj zbatuese te pregatitnin dekumentacionin per ti dhene LIRINE, mijra te denuarve per akuza te tilla. Te gjith keta mbahen me taksat tona.le te dalin e te japin kontributin e tyre pran familjeve, “gjithmon sipas mendimit tim” jane me pak te rrezikshem ose aspak te rrezikshem per komunitetin.keta te mjere e kane bere ” krimin ” per te mbajtur familjen me buk.

  6. Pse nuk i hapin burgjet ti nxjerin te gjithe. Te parat grate. Une mendoj ti mbyllin burgjet dhe ate buke ta hane fukarenjte qe mbahen me mbeturina kazanesh. Ti lene te lire deri sa te paret e tyre jane jashte edhe te fundit e tyre duhet te jene jashte. Me llogjik. Apo e kam gabim??!! Nuk e kam besoj. Te gjithe jashte. Buka te fukarenjte.

  7. Mire e thua o Bushat! Po si nuk te degjojne ata qe e presin te dera Tahirin dhe bertasin qe te na kujtojne se sa minister i “suksesshem” ishte . Se sa krenar dhe me koken lart duhej te paraqitej. Kjo pjese e mjere e ketij vendi qe mendon se ka ndonje politikan te drejte e te ndershem jane dibesia dhevarferia mendore e jona . Per mua ai ishte fajtor e i perfshire qe kur linte Habilajt t’inshoqeronin gruan neper udhetime. Dhe te fortet vete nuk i lene familjaret e vet me te singjashmit e tyre. Perpiqen ta mbajne te ndare punen nga familja. Ky ju linte familjen ne dore. Patjeter qe do ishte vulnerabel , patjeter qe ka bashkepunuar. Prandaj te na kurseje daljet ne TV , dhe te mos na mallengjeje shume me ato deklaratat e tipit “ Jam i pafajshem po e hengra nga kusherinjte”

  8. Po t’i behet nje shqyrtim kesaj ceshtjeje qe nga fillimi, dmth qe nga momenti qe kur u kerkua heqja e imunitetit nga prokuroria dhe deri ne diten e dhenjes se vendimit, po te behej nje montazh me deklaratat dhe kunder deklaratat, me daljet ne Opinion, Open apo tek Sokol Balla, do shikonim nje komedi komedi qe luhet ne kurriz te shqiptareve ne menyren me te ulet. Nese humbi ligji Bushat, morali mund te shihet me kete montazh te supozuar dhe atehere do shihej qe morali jo vetem nuk ka fituar, por ka dale edhe me i shpartalluar se ligji. Vetem per moral nuk mund te flitet ne kete rast. Ne fund te fundit jetojme ne nje Shqiperi qe degradon gjithmone e me shume dhe per kete me siguriqe fajin e ka Saliu

  9. “Humbi ligji, fitoi morali”
    Kështu e titullon shkrimin e tij Bushati .
    Një kontradiktë llogjike nëse e marim këtë fjali drejtëpërdrejtë.
    Më afër së vërtetës në farsën gjyqësore për Tahirin do të ishte të thuhej :
    “Humbi tërësisht morali se ligji dihet që ka humbur me këtë qeverisje”
    Po qe për ligje, me ato çkanë bërë shumica e “ripjelljes”, sipas ligjeve ata duhet të ishin sot pas hekurave.
    E po qe për moral, motivimi i gjykatës për “ndëshkimin” e Tahirit me akuzën shpërdorim detyre, është përdhosja flagrante publike e moralit në drejtësi.
    Është në stilin e Bushatit që të përplasë në shkrimet e tij kundërthënie të tilla edhe me sens ironik, pornjë pjesë e madhe e lexuesve të nivelit të ulët, duke lexuar fjalët “fitoi morali”, e marin këtë si një të vërtetë në kuptimin se ja më në fund , fitoi morali e u kap “peshku i madh”, paçka se ky peshk i qelbur do të vazhdojë tju serviret shqiptarëve në tavolinat e ngrënjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu