• |
ide | kryesore

Iran, revolucioni historik: gratë në stadium, për të shmangur përjashtimin nga Botërori

Sport



Pas gati 40 vjetësh, Irani aprovon një zhvillim historik për vendin: gratë mund të kthehen në stadiumet e futbollit, edhe pse, për momentin vetëm për ndeshjet e Kombëtares. Lajmin e ka publikuar ministri i Sportit iranian, Masoud Soltanifar, që ka shpjeguar që në stadiumin Azadi të Teheranit, ku Iran luan numrin më të madh të ndeshjeve në shtëpi, janë vendosur hyrje të vecanta e banja të ndara për gratë, në mënyrë që të mos përzien me burrat.

Vendimtare për këtë ndryshim kursi (edhe pse pjesërisht) kanë qenë apelet e vazhdueshme drejtuar Federatës së Futbollit të Iranit nga Fifa, që nëpërmjet presidentit Gianni Infantino e ka përcaktuar situatën të papranueshme, duke uruar që të mund të zgjidhet në kohë sa më të shpejtë, duke bërë madje edhe një insinuatë për një mundësi përjashtimi të jashtëzakonshme të vendit nga Botërori 2022.

Ndeshja kundër Cambogia, në program në 10 tetor, do të shënojë kështu fillimin e një epoke të re: më në fund gratë mund të kthehen në stadium…edhe në Iran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *