• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh? Basha dhe Kryemadhi, 60 minuta kokë më kokë në PD

Lajme, Të fundit



Një ditë pas rikthimit në tryezën e Reformës Zgjedhore të organizuar nga OSBE, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka pritur në zyrë në një takim kokë më kokë, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Panorama bën të ditur se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe Basha dhe Kryemadhi kanë diskutuar rreth strategjisë që do ndjekë opozita për procesin e Reformës Zgjedhore.

Me rikthimin në tryezën e Reformës elektorale opozita dha sinjalet e para një tentativë për të ç’tensionuar klimën politike para tetorit ku pritet vendimi final i Brukselit për Shqipërinë.

Burime bëjnë të ditur se opozita ka ndërtuar një strategji për Reformën Zgjedhore, me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.

Po ashtu mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë dhe vendimi i Bundestagut gjerman dhe kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë që një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se LSI nuk ka pasur asnjëherë si kusht largimin e Ramës nga posti i Kryeministrit për t’u ulur në tryezën e negociatave, por kjo ka qenë një kërkesë e Lulzim Bashës.



3 Comments

  1. Bashe si fillim hiq ate mercedesin luksoz e fillo te sillesh si njeri per njerezit e thjeshte se ndryshe nuk ke ndryshim me kete qelbesiren!

  2. i pa filxhanin Mona se heren e kaluar nuk i dolen ato te filxhanit keshtu qe tani e pa me me shum vemendje. Kjo Monika si brigadiere kooperative flet, si ato grat cafka te lagjes. te mendosh qe ka doktoratur dhe eshte edhe kryetare partie kjo fodulle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *