• |
ide | kryesore

Nice pikas hajdutin e Dolberg: orën 70mijë euro e grabiti…ylli i skuadrës!

Sport



Zhvillim befasuese për cështjen Dolberg. Sulmuesit danez i është vjedhur ora 70 mijë euro gjatë një stërvitje të Nice e kishte kërcënuar se nuk do të zbriste në fushë deri sa të gjendej autori i vjedhjes. Tani probleme për të luajtur nuk do të ketë më, por sigurisht që klubi francez duhet të administrojë një situatë të pamenduar: hajdutin brenda shtëpisë. Sipas asaj që bën të ditur L’Equipe, është identifikuar fajtori, që është një nga talentet e mëdha të moshave të klubit, Lamine Diaby-Fadiga, sulmuesi 18 vjecar.

Diaby-Fadiga ka debutuar në moshën 16 vjecare, 10 muaj e 18 ditë kur tekniku i skuadrës franceze ishte ende Lucian Favre, që tani stërvit Borussia Dortmund. Por edhe me teknikun e ri, Patrick Vieira, lojtari ka gjetur minutazh të mirë. Sulmuesi është grumbulluar në të gjitha kombëtaret e moshave, nga Under 16 tek Under 18, e si raporton Marca, në total ka luajtur shtatë ndeshje me ekipin e parë, për një total prej 183 minutash. Në këtë sezon nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë.

Sipas L’Equipe, nëse dyshimet e klubit do të konfirmohen është e vështirë që ai të kthehet të luajë me shqiponjat, sepse e ardhmja e tij tek Nice mund të jetë e kompromentuar. E përditshmja franceze thekson se është hapur një masë disiplinore kundër tij dhe është thërritur nga klubi për të dhënë shpjegime. Pastaj Nice do të vendosë cfarë të bëjë, por sipas L’Equipe mund të veprohet me dorë të hekurt: Diaby-Fadiga rezikon shkarkimin nga klubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *