• |
ide | kryesore

Rama në OKB: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të OKB, ka thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij Rama i është drejtuar Serbisë duke thënë se Kosova e pavarur është një realitet dhe duhet të njihet si e tillë dhe prej tyre.

“Shqipëria nuk e fsheh ambicies e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të gjithëve këtu për të mbajtur shënime për ta pasur Shqipërinë në listë. Rajoni ballkanik është përballur me diktaturën komuniste dhe me luftërat e përgjakshme. Me një sërë mosmarrëveshjes që vazhdojnë, Shqipëria ka kremtuar Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej.

Është e pajustifikuar që Kosova, një shtet me 2 milionë banorë, mbetet populli më i izoluar në Europë, pa pasur liberalizim vizash. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar ndaj perspektivës sv saj europiane. E dashur BE, ndaloje këtë iniciativë të pakuptimtë”, deklaroi Rama.



6 Comments

  1. C’eshte ky idiot! Njeresit po ikin nga uria e nga skandalet ky merret me politikat e OKB..Lideri Boteror, si puna e Qelbesires qe merrej me Kinen dhe Shqipetaret vuanin urie!

  2. Patrioti i madh……!Hahahahahaaahaahahah.Mbushi hundet o millosh.Serbia te ka ne dore ty e hashimoviç thaçin !Jeni te kapur keq nga….!!!!

  3. Uuuuu ky derrri schweine Porko u tregon nderkombetareve dhe te dashuren Serbi te tij se e don se ata se dine se Kosova eshte e pavarur mjeran drogaxhi idiot……

  4. Ti i qan hallin kosoves kur ne qelbistan do ngelin Vetem pleq dhe te semure dhe sigurisht pjellat e ndyra te bunkereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *