• |
ide | kryesore

MMA/ Bën selfie me kundërshtarin përtokë: turpërimin e fundit ia bën me… balet

Sport, Video



Nuk ishte ndeshja më e rëndësishme e Bellator 227, por Michael ‘Venom’ Page (MVP për të apasionuarit e MMA) ka rrëmbyer skenën në Dublin. Kampioni britanik ka qenë protagonist i një shfaqje autentike, padyshim pa stil, në ndeshjen kundër irlandezit Richard Kiely. Ka ndodhur gjithcka në raundin e parë: fillimisht pasi vuri përfund kundërshtarin, e talli duke imituar gjestin e një selfie (gjest që u ndëshkua me një pikë penalizim nga arbitri); pastaj e shtriu përtokë kundërshtarin me një goditje të tmerrshme me gju dhe e turpëroi duke imituar një person të dehur, duke e përfunduar skenën me një balet arrogant.

MVP, në ndeshjen e dytë në Bellator, nuk e ka marrë aspak mirë arbitrimin e ekspertit Dan Miragliotta dhe e ka akuzuar arbitrin e ndeshjes se e ka quajtur “copë m…”. Për këtë motiv luftëtari britanik ka kërkuar ti kërkohet ndjesë dhe të mos arbitrohet më nga Miragliotta. Ndërkohë, Page ka përfunduar nën hetim për sjellje anti-sportive.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *