• |
ide | kryesore

Sony Pictures dhe Marvel, planet për një Spiderman 3

Paparazzi, Slider



Sony Pictures dhe Marvel do vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Dy kompanitë e famshme kanë arritur në një marrëveshje për të prodhuar një film të tretë të Spider-Man me Tom Holland. Lajmi padyshim është shumë emocionues për fansat e Spider-Man.

Në gusht, Sony tha se ishte i zhgënjyer që nuk do punonte më me Disney për filmat e ardhshëm të Spider-Man, mes raportimeve se nuk po arrinin dot një marrëveshje mbi superheroin.

Por dy kompanitë arritën një marrëveshje më 26 shtator. Presidenti i Marvel Studios Kevin Feige tha: “Jam i emocionuar që udhëtimi i Spider në MCU do të vazhdojë. Unë dhe stafi i Marvel Studios jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë të punojmë me të.” Feige luajti një rol të madh për prodhimin e dy filmave të fundit të Spider-Man.

Ai shtoi se: “Spider-Man është i vetmi hero me superfuqinë për të kapërcyer universet kinematografike, dhe ndërsa Sony zhvillon Spider, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë surprizash mund t’ju sjellë e ardhmja.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *