• |
ide | kryesore

Icardi injoron Neymar e Mbappe: “Gjithcka më e lehtë me Sarabia e Di Maria”

Sport



Goli i parë mbërriti. Në prezencën e tij të tretë mes Ligue 1 e Champions League me Paris Saint-Germain, Mauro Icardi arriti të zhbllokohej. Kundër Galatasaray argjentinasi coi tek fitorja skuadrën e tij, duke fituar elozhet e shtypit francez, që e konsideron golin vendimtar, “pikë të fituara nga Icardi në duelin në distancë me Cavani”.

Një gol i thjeshtë në fillimin e pjesës së dytë e Icardi fitoi Francën e i francezët. Sulmuesi argjentinas po integrohet, duke shfrytëzuar mundësitë që derivojnë nga dëmtimi i Mbappé, që dje e zëvendësoi pas golit, e sidomos i Cavanit. Sipas asaj që bën të ditur Le Parisien, Matador përfaqëson për argjentinasin “një konkurent të fortë”. Cavani po përpiqet të rikuperojë nga dëmtimi i fundit, por debati mbi cilin duhet të besojë PSG në të ardhmen herët a vonë duhet përballur.

Ndërkohë ish-kapiteni zikaltër i gëzohet fitores e golit: “Nuk jam ende në 100%, por me një gol dhimbja kalon…” ka thënë ai për Le Parisien. “Këtu tek Psg – shtoi argjentinasi – gjithcka shkon mirë: përshtatja është e shpejtë, fakti që gjeta lojtarë që flasin spanjisht më ka ndihmuar. Në fushë, me talente si Di Maria o Sarabia për një sulmues është e thjeshtë: mbajnë mirë topin, shohin aksionin një sekondë para të tjerëve, e këhtu bëhet e lehtë”.

Icardi ka festuar me një postim në Instagram: “Shumë i kënaqur për golin tim të parë me fanellën e Psg, përgëzime shokëve të skuadrës për ndeshjen e mirë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *