• |
ide | kryesore

Meta kërcënon me shpërndarjen e Parlamentit: Ka vetëm 82 deputetë legjitimë

Lajme, Të fundit



Ilir Meta shprehet i bindur se do të qëndrojë në zyrën e Presidentit deri në 24 korrik 2022 dhe se nuk ka frikë se do të shkarkohet nga Parlamenti që sipas tij ka vetëm 82 vota plotësisht legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës.

“Nëse Parlamenti çmendet, sepse nuk është se s’ka pasur edhe momente të tilla. Por duhet të jeni të qartë që dhe në rast se Parlamenti e ka këtë dëshirë, nuk është thjeshtë vetëm te Gjykata Kushtetuese, por Parlamenti ka vetëm 82 vota plotësisht legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Referohuni deklaratës sime në Pogradec, sepse ju mendoni ndonjëherë se kur ngre tonin humbas kontrollin, por nuk është kështu. Dua thjesht të thyej ndonjë herë monotoninë” – tha Meta.

A e ka menduar Meta shpërndarjen e Parlamentit?

“Unë do bëj çdo gjë që vendi të normalizohet sa më shpejt, siç e kam bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë do të sillem gjithmonë si President i Republikës së Shqipërisë, si një shtet i së drejtës dhe jo si një shtet i propagandës.

Unë ju thashë që 82 vota janë legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës. Kaq! Në qoftë se me 82 vota legjitime mjafton gjykimi i Presidentit të Republikës, le ta bëjnë kur të duan. Por tjetra, keni parasysh që unë jam betuar për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo do të thotë që unë jo vetëm që do sillem si President i Republikës së Shqipërisë, por në fund fare dhe si Presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo shqipfolësve” – e mbylli Meta. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Legjitimitet juridik kane te 122 deputetet ne ate salle, ppr meqenese ne Shqiperi kemi sistem proporcional, pra votohen partite, 40 deputete nuk kane legjitimitet politik. Keta deputete nuk perfaqesojne partite qe i kane vene ne lista (ketu eshte faji i kryetareve te partive qe kane perpiluar listat) dhe nuk perfaqesojne as elektoratin. Gjithashtu, parlamenti nuk ka legjitimitet sepse nuk perbehet nga 140 deputete sic e percakton Kushtetuta dhe sepse ne Kodin zgjedhor thuhet se deputetet qe mungojne zevendesohen nga listat e partise me te madhe. Bazuar ne Kodin zgjedhor, 18 deputetet qe mungojne, do duhej te zevendesoheshin me 18 kandidate nga listat e PS. Por ky veprim do sillte perplasje civile, nderkohe qe edhe shperndarja e Parlamentit nga Presidenti, jo vetem qe nuk parashikohet askund, por edhe ajo do sillte perplasje civile. Pra jemi ne nje rreth vicioz te paligjshmerise dhe te mungeses totale te pergjegjesise politike

  2. Por ky likja nuk e ka problem ta shkele dhe nje here tjeter kushtetuten,kete rradhe ka dhe monen me vete,ka dhe emiljanon e kucoves qe e keshillon,dhe ne fund ka qimin e salihut

  3. Nuk e do SPAK-un ky loqja, kerkon te prishi procesin dhe ti kthehet “normalitetit” qe ka qene por sbesoj se ka me kthim prapa tani qe Amerika esht perfshire. Te lehi sa te doje

  4. Leni llafet si lapaqen, ty dhe katoliken e konvertuar ju pret nje qeli e ftohte dhe e erret. Per ju nuk ka per te qare asnje shqiptar vetem do te thone sa mire ia bene i zuri haku jone.

  5. me ata 82 deputet u zgjodhe zotrote. u zgjodhe me votat e krimit dhe vazhdon te besh karshillik me votat e krimit. je horr e hipokrit, flet per varferin ti qe zdi ca banje te zgjedhesh ne mengjes per te dhjer se ke 20. Po te kishe icik dinjitet jepje doreheqjen po je horr dhe si i thone, te kishte halla koqe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *